Blega Sheholli

 Blega Sheholli

Blega Sheholli

Nga: Blega Sheholli

Mirë t'i njoh vujtnitë 
janë të shkrume nëpër
çdo rrudhë që t'lunë n'ballë.
Ta njoh mirë edhe zemrën e bardhë
që asgja tjetër s'njohu veç dhimtës.
Ma flejë pak at' sy t'pagjumë që pleqnija ka nisë me e verbu.
Ma qet'so pak at' shpirt
që pa nja pa dy kishe me ia dhanë qenies tem.
Ti mjaltë në kët' botë pelim.

Mos i trazo plagët e tua t'vjetra me të mijat.
Mos guxo të mendosh se
dashnija jem për ty njeh kufi...
ajo asht e verbër dhe
e pafundme.
Dhe..mos iu druej vetmisë se të gjithë kemi zotin.

Flej, 
pusho, dashni...