...

Nga: Thomaidha Tanuçi Cullufe

Ndaloi Dielli perëndimin për të shijuar
flokë të verdhë,
ndërsa hëna pa ëndërr vjen me hapa
dhe yjet fillojnë të ndriçojnë prej syve të tu.

Për shpirtin tënd të bukur
që zgjon ëndrrat e mia,
për buzët që përthajnë qershitë e bëra,
për dorën
që ëmbëlson ledhatimet mbi lekurë.

T'i lashë
gjitha ëndrrat mbi jastëk;
ato që mblodha rrugëve me ullishte dhe vreshta
edhe ato që i pashë syhapur kur të prisja
sikur të ishte dita e parë, vizitore e qiejve të tu.