Po...

Nga: Thomaidha Tanuçi Cullufe

Po...
Me fytyra çastet më ndjekin,
ngjarjet enden me gishtërinj,
në gracka të mishtash stepem;
të ditës sy kërkoj.

Grackave u zhvishem,
eci, kërcej, vrapoj...
përsëri vetëm mbetem.

Kam stampuar një buzëqeshje,
e marr me vete,
të marr dhe ty,
nuk të kërkoj!