Zemra në valixhe

Nga: Alma Shahini

Një valixhe
dikur zvarrita.
Drejt pakthimit,
portit ju ngjita.

Kujtimet, të tera
brenda i mblodha.
Stuhi në mua;
më pine vorbullat.

Pastaj, papritur,
seç u kujtova
që një thesar
jashte e harrova.

Atje në Token
e Manushaqtë,
e çmuara zemër
prehej në paqe.

Kthehem ta marr,
qiejt e sketerrë.
Nuk lihet zemra
ta mbajne të tjerë.

Në dorë e mora
thesarin tim.
Më thoni, zemra
a paska cmim?

Premtova, kurrë
mos e humbisja.
E në valixhe,
shpejt e kurdisa.

Por zemra e engjëllt
larg fluturon.
E marr sërish,
e shtje në dore.

Thesarin tim
të çmuar shumë,
ngadalë, mbështes
mbi Token Memë…


© Alma Shahini