Poezi nga Alban Bala

(Atdheu)

 

Atdheu nuk eshte guri qe mbaj ne dore
Por grushti i mbledhur qe shtrengon gurin
Eshte hobe' qe e kapa ne ajer teksa ikte
Per t'u ngulur mbi hijen time.
Tani e mbaj fort si nje zog qe po ta leshosh
Bie
I pakrahe ne gjurmet e erreta te atyre
Qe humben rrugen, qe iken pa kthim
Me duart bosh dhe me zemren e thyer

Atdheu ka formen e gishterinjve
Qe sapo kane zbuluar permasen e pafuqise.

 

(BISEDE)

Ma thuaj nje fjale e me permbyt lumturie.
Kam nevoje te te ndjej, te t'perqafoj, te kendoj,
Te luaj me gishtat e tu, me hijen
E trupit tend qe shkruan muzike ne dhomen e syve
Sa here vjen e iken.

Te te puth zerin me qeshje dhe te degjoj si hesht
Te lidh lulet me fjongon e mendafshte te frymes
T'i shpoj gishtat ne tingujt e pasthirrmes tende
Qe ngjeth driten
Te vizatoj me shikimin tend nje diell.

Te ndez qirinjte e gjurmeve neper dhomat e syve
Kur te kerkoj me hutine e mallit qe s'flet
Kam kaq nevoje te te dua
Te puth driten
Qe prekjet e tua ndezin.

Te lexoj shenjat e trupit mbi shtrat si luginen
Nga qafa e malit, te udhetoj i pafryme
Mbi kembet e ngrohta te buzeve qe ulen
Nga pellemba jote tek supi, mbi rrepiren
E krahut te zgjatur ne nje perqafim.

Kam kaq nevoje te te dua sonte,
Te te jepem si uji ne fytin e gjere
Te trendafilit
Te ndjej krezen tende si djeg
Qiellzen e petaleve dhe te perndizem.

Zemra ime me ler, me ler te te dua
Dhe ma thuaj me arome krejt kujtesen qe zgjohet
Poshte ballit
Si nje jete e pajetuar ende
Me duaj me etjen tende prej foshnjeje
Te dua dhe ky eshte vec fillimi i botes

Gjithcka do te ndodhe neser kur te jemi mbi toke
Ne nje parajse lotesh qe i ka marre malli te shohin
Sa bukur kemi jetuar, sa bukur jetojme

Me duaj e shtrenjta ime e me ler te te dua
Me gezimin qe permbyt oqeanin ne drite.
Kam nje jete qe te kerkoj, te jetoj e te shkruaj
Me ler te te kem e te ngopem me fryme.

Ah moj shtojzavalle, si ta shkela hapin
Ne kroje prej drite perrallash si andrrat
I madh ish veç malli, jo bota e madhe
Lekundej si kujtim ne qafen tande Hana
 

(Ah moj shtojzavalle)

Zhuritej ai qiell per nje fjale te amel
Ugaret e reve pergjakur lulekuqesh
Grunjerash kendoja ate kangen e mbrame
Rimat ishin prekje e çdo tingull puthje

Ikja duke ardhur

Ah moj shtojzavalle
Nuk te pata kurre e kurre nuk te humba
I dehur prej mallit,
I etur per ujin
Me buze perrallash qe vazhdojne te shkruhen
E shkruhen...

Do ta shpikim nje bote
Nje vend ku koha plaket pa mplakur
Nje vend per njerez me zemren plot
Ku syte madherojne e ku heshtjet flasin.
Do ta shpikim nje bote!

Ku deshirat bejne hije si peme te mira
Ku fryma te shplodhet pa frike nga stinet
Nje bote ku qeshjet u ngjajne femijeve
Dhe malli i fshin lotet pasqyres.

Do ta shpikim nje bote ku mrekullite jetohen
Ku largesite masin vec sa afer jemi
Nje bote ku ngjyrat jane si notat e kenges
Se lumit qe buron nga deti...

Nje bote ku oret i kurdis vec Zoti
Ai qe kurdis zemrat si qiej stinesh.
Do ta shpikim nje bote ku syte te gjejne drite
Dhe njeriu ta besoje njeriun.

Do ta shpikim nje bote te vogel sa nje lutje
Ku endrrat vijne e nuk ikin...

 

(Haiku)

E ke vene re
Sa shume te ka ndryshuar
Bukurshkrimi i heshtjeve?

-------------

E degjon
Si ende na kercet nen kembe
Drita e Henes?

--------------

Ta tregova si mbillet
Pema e burrit ne shpirtin e nje gruaje.
Tash lulet e mia veç çelin...
 

 

(BABAIT)

Perfund edhe mungesa jote tani me mungon,
Heshtjet e zeshketa mes fjaleve te rralla,
Shetitjet me sy nga toka, paqja e thelle
E ajrit qe rrallohej kur ishim bashke.

Tani te kujtoj me rralle per te mos u zbardhur...

Kam vendosur te udhetoj, te rindertoj kujtesen
Cdo kthese eshte nje forme e trupit tend te larget
Kam zbuluar se brenda meje jeton dhe heshtja jote
Edhe fjalet.
Thjesht here pas here me duhet qe t'i ndez
Si vesa petalet e nje luleje te rralle.

Mungesa jote eshte me e madhe se nata
Me e heshtur, me e erret, me e paqte, me e pagjume,
Eshte si nje qiell i bukur ku yjet te deshmojne
Krijimin
Dhe permasen e deshires se pamundur.

As ne endrra s'te gjej. Ti je tani mungese
E enderruar.
Je si vesa qe s'ka me arsye te bjere
Tani qe nisen shirat, tani qe koha ftohu
Si atehere kur ike me avionin e jetes...

Te jesh do te thote te jesh mungese...


 

(NENE E BIR)

Afer e afer, nene e bir
Dy rreze te se njejtes drite tamli
Hane mengjes. Perballe dritares
Ai sheh qiellin
Ajo sheh syte e tij.

Afer e afer, nene e bir
Flasin me gjeste qe i bejne te qeshin.
Goja e saj eshte nje ore e mire
Dhe duart dy akrepat qe s’reshtin.

Afer e afer, nene e bir
Perqafohen kur e kur ne menyren e tyre:
Ajo e mbeshtjell per ta ngrohur me fryme,
Ai i zhvesh naten prej brinjeve.

Afer e afer, nene e bir
Dy trupa te ndare ne bashkimin e shpirtit.
Te lire si Zoti qe krijoi njeriun
Dhe e la te shkoje per te mesuar dashurine.

Afer e afer, nene e bir…

I lumi une per ty, sa e mira je!

Sublime si drita, e dlire si buzeqeshja,
E heshtur si ora kur mat hapin e muzgut,
E bukur si ecja, e kthjellet si agu
E paster si shiu mbi lule...

I lumi une per ty, sa e mira je!

Ndoshta kur te krijoi Zoti po me thoshte
Gjithe dashurine e tij me nje fjale te vetme.
Se ti je e mire sa s'te rrokin endrrat,
E ndritshme dhe e gjelber, si gjethet.

Je ajri i ndajnates nen henen e plote
Dhe vesa e perndezur mbi lulekuqet mes grurit.
Ndoshta Zoti te ka dashur kaq fort!
I lumi une per ty!
Zemrat e bukura plasin me fort se guri.

Nuk ikin. As vdesin. Vec buisin driten
Dhe ashtu te perjetshme bute i luten Zotit
Tek prehen deshirash si endrra te mira
Nen puthjen e ngrohte te lotit.

I lumi une per ty, sa e mira je!

Me nje shenje m'i ke dhene te gjith' miradite,
Me nje gjurme - te gjith' rruget, me heshtje - cdo fjale.
E pastaj ke lulezuar brenda syve te mi
Sic vishet me pranvere nje mal...

I lumi une per ty, i lumi...!