Gërmadhash...

Nga: "La isla de la niebla"

Mbyllur mes muresh të kalasë së vjetër
me gurë të zi. 
Bie shi, shumë shi; dhe rrjedh-lang,
mbi gjoksin tand të njelm't.

Të kyçur ndër rrënoja të lashta,
si dëshmi mesjetare. Ti e unë.
Fryn erë - era e butë ta l'mon qafën.
Qafën tande mjellmë.

Të harruar gërmadhash të errëta,
ndejmë klithmat tona t'ambla.
Bie nata. Natë e errët. Kapërthyer,
presim ditën të na puthë sytë e mekur.

Heshtje...

Këtu orët nuk rrjedhin. Asht botë tjetër!
Mes muresh të kalasë së vjetër,
kohën e masim me mëkate. 
Kohë moderne!