Anormale

Nga: Thomaidha Tanuçi Cullufe

Afërsisht kështu i dua gjërat;
të buta, të egra,
të më prekin pa më prekur
t'i prek pa prekur.

Ti aventurë delikate që thyhesh
sa e sa herë në vështrimin tim;

harrohem në sytë e tu,
tek vetulla zbuloj vijën tënde,
e përthyer, e lakuar, e drejtë;

sa herë më ke shkruar brenda saj
e më thua:
"Aty je anormalja ime!"

Por unë kam ca ishuj që zbuloj
duke vrapuar,
e di ku më pret ndaj vij drejt teje,
të dëshiroj,
ta jap aromën e lëkurës,
ti e bën aromë ishulli;

aty mbeti
për dashnorët e vetmuar,
bashkë me ca flokë nëpër ferra
shpërndarë butësisht.

Afërsisht kështu i dua gjërat
pa qenë të miat,
të më përkasin,
të mbetem,
të mbetemi
tek ishulli i largët
pa shkuar kurrë,

por të dashuruarit
do do ta ndjejnë
praninë tonë,
do të bëjnë 
si ne,
dhe do të flasin si ty:
"Anormalja ime!"