Poezi nga Sonila

Nga: Sonila Shkodrani Dhami

 

Si një statujë kripe qendroj
Plagët djegin...
Stalagtite e stalagmite
Lotët krijojnë
E njerezit para meje qendrojnë
duke gjuajtur me guralecë gjymtyrët e mia
Ndërsa gurët për të rrëzuar endrrat perdorin
Të marrë...
Edhe pse statujë kripe
Ëndrra e dëshira aq shumë kam
Sa botën ta permbyt
dhe hënen ta vendos si far.....