Poezi nga Thomaidha

Nga: Thomaidha Tanuçi Cullufe

Jam një copë 
qielli e thyer,
copa e qiellit
që qau në gusht,
gërmëzimi
i lotit
derdhur si lumë
dhe përfitoi
të puthej me
trupin e nxehtë
lakuriq.

Heshtja
që nuk mund
të flasë
klithma e shpirtit
që të përplas;

e muret heshtin...

Gjunjëzimi
mbi një pllakë
të bardhë,
sytë e orendive
që qajnë me të
qajnë...

nga mbytja
e gjallë
e shpirtit;

pëshpëriten
në vesh
fjalë
që nuk
mund të
harrohen.

Jam ecja
që endet
si hije
dhe hedh
këmbët
si trup.