Pa trokitur.

Nga: Merita Paparisto

Pa trokitur.
Si bëre që hyre ashtu pa trokitur?
Vetëm me aromën e kripës në lëkurë
dhe një copë diell në krahëror?
E di!… trëndafilin që mbaje pas shpine
në oborrin e shtëpisë time e këpute
dhe po vetë ia thithe palcën eshtrave të petaleve
pikë më pikë.
E di!... dera kishte mbetur gjysëm e hapur nga ikja
dhe filli i dritës t’a tregoi udhën për tek mua.
me gjete ashtu këmishë-zbërthyer
këmbëkryq ulur në mes të rrëmujës
duke palosur demonet e pikturave të Goja-s
një nga një
në sepete të gjyshes.
E di!… nuk doje te shihje asgje perreth
një copë diell të digjte në gjoks,
shija e dallgës në lëkurë
akoma mbi kokë të fluturonin pulëbardhat
dhe leshterikët të vareshin në flokë.
Po si hyre.. ashtu.. pa trokitur
pa drojtje, pa turp, pa rrobë në trup
këmbëzbathur, pa këpucë, 
vetëm me një trëndafil pas shpine fshehur?
………………………………………………………
Dera valëvitej mbi mentesha!
©M.P.