Poezi nga Sonila

Nga: Sonila Shkodrani Dhami

1)

Treni qendroi me stacionin e fundit
Te me prese aty
njeri nuk ka...
Hamejte çirren per bagazhe
E une bagazhe s'kam
Kam vetem nje çante dore
Nje kulete qe iu kam thene çka
Nje doreshkrim poezish
qe nuk do te botohen kurre
dhe nje bilete kthimi per ne asgjekund....

2)

Me ngrine duart meme
e fryma ime e ftohte
gishterinje s'i ngroh dot...
Mardha meme...
E kembet e mia
Dot nuk ngrohen ne bosh
Dergome nje fryme meme
qe dielli serisht te me ngrohe
e hena te vigjeloje mbi mua
nderkohe qe flej....

3)

Jane ende te ftohta netet
Fillim pranvere eshte
Lule taçet e aguliçet çelen
Zemra ne gjoks ngurron te çele...
Po kthehen zogjte çdo dite
E krrilla ime ndoshta vjem prape...
Une shtegetimin nis
Ne kah te kundert te Saj...

4)

Nata te sjell prane vetes
Here djajte e here engjejt
Ne shoqerine e tyre te le
Nje here te njeres pale
E here te pales tjeter
e pastaj zhduket vetiu
per t'i lene vendin "e merituar"
turmes se dykembeshave
qe dhunshem nxiton te te diktoje
ca rregulla morali te reme
e ca statuja bojehiri vlerash te dyshimta
qe here bien ere djerse
e here arome "Guchi" bien...