Alma Braja - Poezi

Nga: Alma Braja

1) Në kohët e para,
kur flisnim e flisnim me orë të tëra,
ti më përshkruaje detin e dashurisë tënde.
Përshkruaje çdo valë e dallgë.
Çdo shkëmb e guackë.
Përshkruaje gjithçka rreth detit,
pa përdorur fjalën "det".
Derisa një ditë të thashë:
"Kam dhe unë një det si tëndin".
E që atëherë,
lundrojmë detet e njëri tjetrit,
duke kundruar brigjet
në qetësi.

2)Buzëqesh.
Heshtjes buzëqeshi.
Vetes buzëqeshi.
Vishu buzëqeshje nga flokët në thundra.
Buzëqeshi dhe dikujt tjetër.
Të buzëqeshësh, 
të tregosh harkun e qartë të ngrohtësisë,
do të thotë.
Dhe të marrësh ngrohtësi nga e jotja.
Dhe të japësh nga e jotja ngrohtësi.
Dhe buzëqeshjet shumëfishohen.
Se buzëqeshjet pasqyrohen.
E pasqyrojnë...