P

Më pat folur gjerë e gjatë
Për ditët e grinjta, pa frymë
...dhe që qante tek shkonte rrugës.
Njerëzia e merrnin për të çmendur,
Për të mangët, por lotët nuk ia shihnin,
As buzeqeshjen e marrë ndër buzë.
As kengën e trishtë që thërriste t'madhe
Nuk e dëgjonin shurdhat.
As çjerrjen, as afshin as mallin që puthte me za.
As unë... as un nuk i isha pranë
Vetëm vetmia. Vetmia e ankthi miq i ishin ba.

Xhabir Tabaku, Londër më 2017