Nga Sonila... Poezi

Nga: Sonila Shkodrani Dhamo

Nje turrme "njerezish"
Qajne
Ulerrijne
Fytyrat cjerrin
I shqyejne gjokset
Ja ku u duket nje pjese e mushkerise...
Ja edhe nje cope shpretke...................
Qajne..................................................
Varri tashme eshte hapur...................
Vargani mortor
rrugen per ne askund
ka nisur tashme
Shtrire mbi vig
syte me dy monedha argjendi mbyllur
Mbi buze nje puthje e thare
Fustani njollosur me gjumesht
Gjiri akoma kullon
Dhe ne fundbark
kordoni ombelikal.............................
Kembet e zbathura gjak kullojne
Kocka ka dale ne pulpa
Shenjat e dhembeve duken aty
Thonjte e piste
nga dheu i varrit te hapur
Ca lule jasemini
dhe ..........
Kaq...........
Tani heshtni
cakej
hiena
Ende degjoj'
ndjej,
flas.
Heshtni ju thashe
Me merzitet tashme
Edhe ikjen ma sterroset
Si ma patet sterrosur
qellimisht qendrimin
MBYLLENI GOJEN
Tani po qe mund te
U-L-E-R-R-I-J
dhe te ik
nen ca llambushka te ndezura
dhe ca si fluturza hiri.........