Pro me et te

Nga: Sonila Shkodrani Dhamo

Une e pagjume
endem ne mendimet e mia
Persiatjet me kaplojne
me bejne te vuaj
E dini ?
Pagjumesia me rrengjeth
Nuk me ben me derman,
as alkooli as ,luminalet
Ne vena gjak nuk ka. 
Ne nje dhome masonike
kafka eshte kthyer
ku rituale pranimi
zhvillohen cdo nate
Cdo nate brenda kokes sime
vdes nje engjell
Qe Zoti si duket
diten e ngjall prape....
I pagjume je edhe ti
E une lakuriq endem
ne mendimet e tua
me floke te leshuara mbi fytyre
e duart qe rigojne heshtje
Jam lakuriq para teje
Me vena te kalteruara
nga boshlleku
dhe te shoh heshturazi
me nje buzeqeshje idiote ne fytyre
qe nuk di se ku e kam pare........
e nuk e di c'kerkoj !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nje perqafim,
nje puthje
apo dicka me te veshtire?!!!!!
Ate cka ne koken time vertitet.......
perqafoje pak,
pa dyshime,
pa keqardhje,
pa meshire,
Ndoshta edhe pa u menduar fare
duke qendruar lakuriq para meje
dhe nje eremim i embel dehjeje
nga trupi sec'te vjen.......