Diell Vjeshte.

Nga: Naxhije Gashani

Diellin e vjeshtës mund ta shihni në sy
S'i vret ato drita të syve që vihen n'kërkim
Horizontesh blu

S'është i valë
S'i shkrinë as mallet që rrinë në vend
të gjetheve

Diellin e vjeshtës mund ta mbuloni me duar
Nuk sosë as lëkurat e tkurrura fatesh gri

S'është i valë
S'u vë as kore plagëve që rigojnë tok me shiun

 Naxhije Gashani

Naxhije Gashani