Nga: Alma Braja

Nga: Alma Braja

Shpesh herë ndihem si në pyll një pemë, 
që ditëve me diell, hijen ka emblemë.

Si hija e pemës disa herë të tjera, 
apo si ca gjethe, që shpejt i merr era.

Janë dhe disa herë, që ndihem si diell, 
që pemën e puth dhe kthehet në qiell.

S'di si t'ia vë emrin kësaj dukurie. 
Nën hije qëndroj, apo vetë jam hije?!