Poezi; Klodian Kojashi

Nga: Klodian Kojashi

nji pasiguri lind sa here marrim fryme 
e tille koha qe jetojme, e pamberthyme 
prandaj e dashtun mos u cudit 
me ne Akilet e koheve te reja
me drandofile nder thembra 
e shpirtin dashnive te thyme

***

T’kishim dite me dashte 
e dashni me dhane 
pa drashte se vjen nji dite 
e trupi bahet kashte 
e futesh buzeve te mia 
me buzen sa me thane 
jam Zoti, Zoti t’dhashte

***

Dhe bjen e lehte
sic e di vete
dhe ike e gjetun 
kushedi ku 
Dhe e mungon
sa me e pase 
n’shpirtin e etun
Por ajo s'asht vuajtje as merzi
vec fantazi 
qe ta tepron
veten e vetes
Nji histori asht kjo
qe pat nevoje me ken e vjeter
prej meje sot kena mbet vec ne
prej saj vec tjeret e asnji tjeter