Tersi ynë

Nga; Gramos Xhaferi

Hall i madh me Tersin, fshati vuante shume,
Kokerr misri s'mbinte, o lume e per lume,
Troke njerezia, punonin me kot,
Arat shkrete ne dreke, varferi e lot.

Tersi, po si ters, mjaft te thoshte 'nuk!',
Tersi leckaman, as kripe e as buke,
Me shtepi-kasolle, nente kalamaj,
'Mbollet elb e grure? Dreqi do ta haje!'

C'te benin te gjoret? U mblodhen nje darke,
Dhe shkuan te Tersi, lutje e pergjerate:
"Te keqen o Ters, mos fol me capraz,
Na lerove nenen, na fryve maraz,

Na trete, na vdiqe, na poqe e perpoqe,
Do te japim ne, cdo dere nje karroqe,
Ti nuk do punosh, rri hije me hije,
Vetem nuk do flasesh, ne bese Perendie!"

"Do me jepni ju? Keshtu qenka mire...
- Foli qete Tersi, pergjysem i shtrire,
- Buke do kem plot, desha dhe pak dhalle...
Pooo, nuk mbiu misri, cdo me jepni valle?"

U brengosen burrat, klithi gjithe fshati:
"Tersi foli ters, dhe ky vit e pati..."

Tersi u semur, nuk kishte me shprese,
U mblodhen mileti, lusnin kur do vdese,
"Degjoni- tha Tersi- ne qafe ju kam marre,
Me litare me lidhni, me lini pa varr."

E lidhen per gryke, e lidhen per kembe,
E lane ne rruge.."Shkofsh ne te sateme!"
O medet, medet, c'i gjeti fshataret,
Kur dy dite me pas, ia behen xhandaret.

"Kush e mbyti Tersin, tregoni, qafire!
Vrasesi do gjendet, me hir o pahire!"
Sec valoi kamzhiku, sec kerciti druri,
Kembet thyer, plaku, brinjet thyer, burri.

Mbush poturet plot gjithe ata 'trima',
Ne te shtate fshatrat shkoi ulerima...
"C'na bere o Tersi, qe shpirti te grymte!"
- Renkonin te gjoret, shtrire ne qepe e kripe.

Prisni, prisni pak, se kjo s'ishte gje,
Nente pjellat e Tersit, te gjithe me nje ze:
"Degjuat o fshat? Zjarri ju perpifte!
Keni mbjelle miser? Koqe mos ju mbifte!"