Do të të pres deri vonë.

Nga: Ilir Magjistari

Në mbrëmje 
Kur te vish vonë,
Bëmë shenjë që erdhe ti .

Beme shenjë, 
Një kengë këndomë ,
A hidhmë gurë mbi çati.

Unë do zbres 
Buzëqeshur ,
Si jargavani erëmirë.

Ti veç puthmë 
E lot't e mallit,
Mos mi lër pa fshirë...