Elida Kraja - poezi -

Nga: E.Kraja

Qysh atë ditë që vdiqa
e ulërita prej poshtë me za dheut
"kush po hyn me mu në varr ? "
e s'mora përgjigje;
qysh atë ditë, unë fillova me jetu.
Pata pyetë shumë se si jetohet
gjithkush e kishte nga nji pergjigje,
pa ditë asgja.
Pata pyetë si vdiset,
gjithkush e dinte e s'ma thanë.
Vatra e ngrohtë brenda meje
që përzuni dimrin,
m'u ba rrugë jetet e shtrat vdekjet.
Askush s'm'u shtri përkrah,
e unë fillova me mbî,
me lëshu degëza,
me u kacavjerrë muresh në bukuri
me jetu...pa mu…