Fundjave në "Bournemouth Beach"

Nga: Xhabir Tabaku

Qetësi vorri zotnon natën
vonë, mbi kodrat e pishave 
bri plazhit të vjetër
në Bournemouth.

Dritat e shtëpive 
shuhen njëra pas tjetrës.

Terri mbulon gjithçka.

Vetëm rrugët e qytetit të vogël
janë plot dritë.

Ushtima e valëve të detit
vjen ndër kodra dhe sjell të vagët 
aromën e puthjeve ritmike 
të detit dhe bregut.

Nga sipër kodrave, gjithçka duket e zezë, 
veç një gruaje me të bardha mbuluar.

-Pse duken të trishtuara gratë 
natën, tek ecin vetmuar bregdetit?

Xhabir Tabaku, 2018

2 Comments

1 Share