Nga: Elida Kraja

Në rrugët yjesh u nise
Ky udhëtim bahet vetëm dy herë në jetë
Nji herë për t'iu largu dashnisë
e nji herë për të vdekë
E mu s'më qesh ma buza
përveç se në andrra të bukra
Kur zgjohem, më dhemb si shputë
je gjallë e të kam humbë
E mu s'më qesh ma syni 
verbu në përmallim
qysh prej takimit të fundit
në atë gjysë-përqafim...