Buqetë poetike

Nga: Fjolla Hajrizaj

1)

Peisazh vjeshte

Është vjeshtë
gjërat kanë ngecë 
ndalem unë pres
erdhi prapë shiu

S‘ka në qiell ylberë 
as shpresë si atëherë
veç ecje pa adresë 
s‘kam mbërri diku kaherë

Është vjeshtë 
andrrat kanë ngecë 
s‘të bjen në mend për shpresë 
veç ecë
e ecë

Do zgjasë kjo vjeshtë 
unë prapë do pres 
vite drite larg nga ti 
çdo gjë ngecë
e ngecë

Drejtimi humbë 
diçka u lëkund 
e di që është vjeshtë 
në mua çdo gjë zhurmon 
e natyra heshtë
e heshtë

Vyshkem në ekzistencë 
hapësira është vetë zbrazëtirë 
më shih veç në fytyrë 
të gënjej se jam mirë 
porsi kjo e quajtur vjeshtë 
që ngrin si dimër

Unë prapë kam me ecë 
pa shpresë e adresë 
melankolinë shton kjo vjeshtë 
peisazhi imazh që thyhet
e në mua përlyhet

në shpirt gjithçka u vyshk 
në vjeshtë jeta e rrejshme 
shtyhet, 
e shtyhet, 
e shtyhet

2)

VARJE

Gjithçka mbaroi në një natë vere

Kur isha lart për gjithçka mendova
Kur u afrova për asgjë 
Ndërtesa të bukura si në film 
Përpasje...

Unë po bija si princesha Argjiro 
Në duar ditarin e filozofisë sime 
Gjersa thyeja premtime
Toka më përpinte

Në fund
fitoi Zonja Vdekje 
Eshtrat m’u bënë copë

Këmbanat e kishës binin 
Vargu i kujtimeve tejkaloi horizontin

Mrekulli nuk ndodhi 
Dritat u fikën si cigarja e fundit
varglotët formuan shi të dendur 
pushoi zemra që kot rrahu

Fitoi Zonja Vdekje 
Jetën e përkohshme nuk e përballova 
Fitoi Zonja Vdekje 
E zeza jetë të mos më vijë në varrim

Banorë të Tokës mos më qani,
Tash jam e qiellit 
E kjo nuk është as lamtumirë 
Është çlirim i shpirtit nga burgu i trupit

Unë notoj në Lete 
Të kërkoj e nuk të gjej 
Të kërkoj

Fund…

3)

Error 404

Dashnia n’vibrim
urrejtja n’za
Pardon!
Nga njerëzillëku një thirrje të humbur...
Për momentin
Nuk ka qasje në rrjet 
sinjal...
Emergjencë...
Mjete në intervenim
Mesazhi është dërguar
mesazhi u injorua
melodi
Telefoni nuk ka qasje
ose mund të jetë i fikur
Policia ndihmëë!
Çka kërkoni?
Përgjigje zyrtare iu ofrojmë
“Kot e kërkoni
Njerëzi më nuk ka” 
Po bëhen kërkime shkencore
për ta gjetur në tjetër 
planet.

[të drejtat e autorit]