DY FJALË.

Nga: Shpresa Ymeraj

Dy fjalë 
palosur si shamizë të bardhë 
mi vendose 
në xhepin përmbi zemër.
Vetëm ti di të shtrosh
qetësi absolute si kjo.
Zhurma precipiton 
bërthama ime aty mblidhet, 
bulëzon rreth e për-anë 
një lëmsh mallëngjimi 
në xhep përmbi zemër.
S'kam asnjë mendim 
asnjë dëshirë 
asnjë fjalë të ndaj;
Çdo gjë
më tërheq fije 
nga shamiza jote.