Poezi nga Elida Kraja

Nga: Elida Kraja

Dëshirova me gjithë forcen që kanë dëshirat
që dikush me më dashtë
e pata vendosë me i falë gjithçka.
Me jetu tu e admiru
e me vdekë tu i thirrë emrin.
Por, jo, s'qe shkru...
Më deshën shumë e nga pak
gjithmonë pa u ngopë
gjithmonë pa u plotësu.
E unë, shpërndava admirimin deri në lojë
Gjithmonë tu u pakësu
Gjithmonë tu humb dëshirë e shpresë
për nji të plotë 
që s'asht, që s' vjen, që s'më përket...

Capturemos.PNG

***
Nji engjëll i rrëzum
mund të bahet prostitutë e perbuzun.
Nji rreze e fikun,
mund të bahet lakuriq nate
që i thith gjakun kalit ma fisnik.
Nji asket i devotshëm
mund të bahet pijanec rrugicash.
Nji pikë e paster loti
mund të bahet mallkim
që ndjek deri në fund të botës
Kjo pra, asht dhimbja e dreqit,
rujna Zot ! ...

***
Asgja nuk shndrit ma shumë në perëndim të diellit
Se sa nji lot i derdhun nga vuajtjet e gjithë ditës.
Kështu e kuqja mbyllet në blu e zi të errët
E nata i buzëqesh vetëm elitës... 
Por ne që zgjodhëm naten për t'iu falë dashnisë,
ne, elitë e Qiellit gjithë ditën stermundu.
Ne hoqëm dorë nga sofra, nga ujqit e gostisë.
E dogjëm dritën ton, ne hî sakrifiku
Në lutjet e nji nate hesht vuajtja e nji dite
Që erdh e shkoi pa ty, pa mu, pa takim sysh.
Por hapen dyer parajse, i dashtun, e pa frikë
Ti vetem zgjidh dashninë, nga cila derë do hysh
Askush nuk premton po s'pat nji përfitim
Askush nuk përmbahet po s'pat nji litar.
Premtimet e Allahut janë paqe për amshim
Prej Tij unë të përshendes, përmes nji loti-ar..

***
Gjithmonë nji ferrë në zemër, gjithmonë nji shkak për lot
Gjithmonë nji natë e tmerrshme, nji andërr bahet shkak
Nji andërr që kur zgjohesh nuk e kujton ç'ka ndodhë
Gjithmonë nji peng në zemër, gjithmonë pak helm në gjak,
Gjithmonë presim pranverën, gjithmonë me padurim
Gjithmonë presim të jetojmë nji ditë që s'ka agim
Pranvera vjen e shkon e s'jep nji perqafim
Gjithmonë diçka në pritje, gjithmonë diçka pa kthim
Nji gja me ka gezu mes gjithe ketij iluzioni
Momenti i betejës, trofeu kurrë i joni.
Nji herë humbet nga vetja, nji herë fiton nga pak
Gjithmone nji ferrë në zemër, gjithmonë pak helm në gjak...