NDALIMI I SHIKIMIT

Nga: Gjergji Kosta

Siç shihet ka mbetur vetem hiri.
Librat u dogjen. Pikturat, partiturat gjithashtu.
Hena pikon trishtim mbi erresiren
qe vjen ere dhè.

Germadhat kane mbeshtetur duart e dobeta pas nates, 
dridhen pemet( oh, kurre s'deshirohet te jesh
gjallimi e ankthi i ketyre drureve te mjere,
gjetheshkundur
te ketyre çasteve).

Vetem ne sheshin rrethuar nga veshtrime yjesh
njeriut te lidhur pas shtylles se ashper, te pergjakur
po ia nxjerrin syte.

Klithmat e tij tmerrojne qente
qe shnderrohen menjehere ne gure.

Tani e tutje, ai do te nxjerre pellemben
para gropave te zeza
dhe duke enderruar driten
te ardhmen do te gjeje.
1987!