Ryma Jemi...

Nga: Alma Braja

Rryma jemi. 
Rryma nga ato që bashkohen ndonjëherë, e bëhen një.
I futen lumit thellë,
aq thellë sa i ndërrojnë shtrat.
Rrjedhim e rrjedhim, rryma jemi.
Nga ato të tjerat ndoshta, 
që përdridhen rrugës ndonjëherë,
e derdhen të vetme në det.
Mos ndalo, dëgjon?
Ta thashë, rryma jemi.
Më mirë të mundim të ndërrojmë shtretër.
Një ditë patjetër do të shkojmë në det.