SE SI M’U DUK

Nga: Ilir Magjistari

Më erdhi një puthje nga ty, 
U habita sigurisht. 
Ke dashur ta nisësh diku tjetër 
E çove tek adresë e vjetër 
Gabimisht.

Pastaj më erdhi 
Njē “mē fal” 
Dhe qesha. 
Puthjen ta ktheva
Me mall. 
E dija që s’qe më për mua 
Po sesi m’u duk. 
Aq lozonjare 
Mes hireve të tua...