TAKOJE DIELLIN...!

Nga: Azem Osmani

Në thellësi koralesh
Lis i rrënjosur kryeneç 
Me frymëmarrje peshku 
Vë zogj kujtimesh në dalldisje
Që i ruaj me ëndje 
Guaskave të fildishta
Nën rërën e detit tënd shpirtkulluar

Sa herë ndiej
Se malli në zemër të valon 
Derdh shelgjishteve lotin tim
Lot i gjallshëm 
Që vërsulet në prehër rrezesh 
Avulluar në grimca shpirti
Shpirt që flet me gjuhë dashurie

Po deshe të shuash mall
Takoje diellin para se të perëndojë...!