Nga: Koxha Gentjan.
Kur pak të jem plakur
Pak krrusur, shumë zbardhur
Me moshatar duke luajtur domino a shah
Do kalosh ti me një tjetër plak në krah
Me gjunjët që dridhen
Në këmbë do hidhem
Dhe s’do them asgje
Do flas dhe pa zë
Me të drejt do thuash, ai ishte ish
Do thuash se qindra të dashura kish
Po çdo u them pleqve që luajnë me mua
Ti nuk do dëgjosh kur them prap e dua