Gentjan Koxha - Poezi

Nga: Gentian Koxha

Në këtë botë asgjë s’është garant 
Veç vdekjen kemi garantuar 
Erdhë në këtë jetë thjesht si emigrant
Rruga nëpër jetë udhëkruqe pa shtruar

Një stacion më shumë, vetëm një ndales 
Nisur për atje në botën matan
Ferri a parajsa thonë se do na pres
Kalimtar të rastit rruga ashtu ngjan

Dikush në valixhe merr ëndërra me vete
Dikush ikën rrugës me duar në xhepa 
Dikush shijon ditët, shijen e kësaj jete 
Kalimtar të gjithë, emigrante jeta

Asgjë s’është garante, kështu është e shkruar
Jeta emigrante, asgjë s’është garant
Jeto jetën tënde, s’dihet ç’është e shkruar
Nuk merr dot ke vete valixhe as çantë