NA.

Nga: Blega Sheholli

Frymëmarrja jote
afër veshit
tem 
asht melodia
e preferueme e jemja
shpirti yt, det 
ma permbytë
çdo dhimtë përditshmenie.

Kaq larg vuajtja
kur afër je ti.

Na kalimtarët qi nesër s'kemi
me kanë tuj shkelë 
të njejtat rrugë
të njejtin qytet 
të njejtën tokë, 
bahemi shpresa të rrejshme 
për zemra zemrën
se shpresa na mbanë gjallë
andaj ma bajë dekën 
me u dukë larg
e zemrën me rréh
rréje shpirtin tem me 
dashuni 
që nesër
s'ka me kanë.