poezi pa titull

Nga: Alma Braja

Gjithçka është e bukur, nëse shpirti është i bukur.
Mes pemësh
në mesnatë
një dritë e zbehtë hëne
pothuaj humbet.
Dy këmbë, që kërkojnë rrugë,
poashtu pothuaj dridhen.
Pastaj, në dëshpërim e sipër,
drita e zbehtë zhduket.
Hëna atje lart, e bukur.
Këmbët vazhdojnë rrugën.
Por koka, 
koka çohet lart në errësirë.
Drejt hënës që nuk duket.
Gjithçka është e bukur, nëse shpirti është i bukur.
Edhe nëse zhduket.