Poezi nga Gentian Koxha

Nga: Gentian Koxha

Bërtit edhe pak më fort ta dëgjoj
Afrohu dhe më sytë mirë ti shikoj
Kur thua të dua me sy e në zë
Po si pash të dua, nuk besoj asnjë

E dua dhe zërin fort kur bërtet
I dua dhe sytë kur fjalën mbështet
Buza dhe qerpiku kur flasin pa dridhur
E dua kur flet me shpirtin pa lidhur

Ndaj bërtit më fort, dhe më fort të dua
Ta shikoj dhe syrin kur mbështet ç’thot gjuha
Afrohu dhe pak dua ta besoj
Kur më flet me sy kur bëret me gojë