NGA TA FILLOJ…

Nga: M. Paparisto

nga ta filloj
për të të treguar sa shume kohë ka rrjedhur…
Mban mënd që unë kohën e masja me hënë?
Po të them që nuk mund të kujtoj
fytyrën e saj mashtruese sa herë e ka mbushur
dhe sa herë e ka ngrenë…

Read More

Nga: Elida Kraja

Në rrugët yjesh u nise
Ky udhëtim bahet vetëm dy herë në jetë
Nji herë për t'iu largu dashnisë
e nji herë për të vdekë
E mu s'më qesh ma buza
përveç se në andrra të bukra…

Read More

Çakmaku.

Nga: Armanda Hysa

Çakmaku... ku e kam lënë çakmakun? - kjo qe gjëja e parë që i erdhi ndërmend porsa zgjati dorën, ashtu, përgjumshëm, me një sy hapur e tjetrin mbyllur, drejt komodinës ku ndodhej paqeta e cigares. Meti e niste ditën gjithnjë me duhan, por normalisht këtë e bënte pasi zgjohej, pasi i hidhte një grusht ujë syve, pasi vinte xhezven e kafes mbi sobë. Ndërsa tani, përveç një dëshire të marrë për duhan, nuk po kishte asgjë të qartë në kokë. Ishte ende errët jasht. Ora tregonte 5:00. Zakonisht ai zgjohej ne 6:30. Dua një cigare. Çfarë do bëj deri sa të më shkojë ora për t'u bërë gati për punë? Papritur gjunjët iu prenë në atë masë, sa po të mos qe shtrirë, patjetër që do qe rrëzuar. Po cfarë pune? Harron ai që vetëm dje e kishin pushuar? Pa punë dhe vetëm. Vetëm dhe i papunë. Vetëm dhe, ... oh shyqyr të paktën, që nuk kam frymë të tjera për të mbajtur - mendoi ndërsa i erdhi të qajë për shokun me të njëjtin fat, që ka tre fëmijë dhe gruan po ashtu papunë. Po edhe ai, vetë nuk donte ta nxirrte gruan në punë, jo po të rrisi kalamajtë, jo po të gatuajë...

Read More

"Plagjiat i pamundur"

Nga: Merita Paparisto

(Meditim mbi »End(j)e«, poezi e përzgjedhur nga Arb Elo)

E kur ditë e re të vijë me zhurmë 
do hapim sytë e do shohim tjetrin, 
Do habitemi: »Po ti qënke si unë!« 
e s’dihet në do të qajmë a qeshim…

(nga »Gazetë e qiellit«)

Ndërsa po provoja që të shkruaj një reflektim mbi poezinë e Arb Elos, mendova se më duhej të gjeja një “grep”. Një fjali grep, që ta vendosja në krye të shënimeve që vijojnë, një grep që do të ravijëzonte veprën për të cilën do të shkruaja, që do ta bënte lexuesin të vazhdonte leximin më tutje. Më duhej një grep pra, por a mundesha ta gjeja atë lehtësisht? A mundesha lehtësisht të zgjidhja mes mijëra vargjeve të dala nga një penë tepër e talentuar. Mision i vështirë ky.

Read More

shkrime nga Edita (1)

By: Edita Pozhegu

These walls are eating me up alive yet I never want to leave them. 
They offer me a strange comfort, a deluding warmness, 
Even at times it gets so hot I take all my clothes off 
And my skin keeps burning and itching,
I can endure that, I can get through that.

Read More

Mbresa

Nga: Zija Vukaj

(Kushtuar poetit Dodë Kaçaj)

Në Palaj të Shoshit pata punuar disa muaj, i ardhur nga fshati Ndrejaj, po i Shoshit, ku kisha qëndrimin e përhershëm, shtratin tim prej druri, sepse isha mësues i ri dhe i pastabilizuar. Atëbotë llojin tim e quanin mësues ambulant. Aty e pata marrë vesh këtë cilësim; klasifikimin e kësaj specieje (të species sime ambulante) dhe qysh atëherë më ndjek pas era e ilaçeve- ambulant, më kujtonte ambulancën. Nejse. Ata që e kishin shpikur sintagmën mësues ambulant ishin zotërit e emërim shkarkimeve; flinin (siç thotë Migjeni) me zonjat e tyre në shtretërit e butë të qytetit dhe shihnin ëndrra me mësues viktima. 
Palaj është një fshat që është pak t’i thuash i bukur.

Read More

Rracë në zhdukje

Nga: Erion Temali
 

Në 1956, më burgosën. Më akuzuan se i kisha vënë zjarrin klasës ku jepja mësim… asaj klase ku jepja mësim me kënaqësinë më të madhe. E vërteta ishte se kisha njërin vëlla të dënuar me njëzet e pesë vite burg, kurse tjetrin me njëzet vite, të dy për agjitacion e propagandë. Unë kam qenë gjithmonë natyrë e kujdesshme, por atëherë çdo kujdes ishte i mangët kur ta kishin vënë syrin… Kështu ma dogjën klasën vetë dhe më dënuan vetë. Burgu ishte aty ku sot është Bashkia. Për fat, nuk isha dënuar shumë, veç një vit e gjysmë. Aty kishim disa personazhe te veçantë, por do veçoja dy: Gungaçin dhe D. Gungaçi kishte një kujtesë të jashtëzakonshme, saqë edhe unë që shquhesha për kujtesë të fortë dhe dhunti në matematike dhe shah, mahnitesha me kujtesën e tij.

Read More