Spaçi ose pengu i pazbardhur

Nga: Ilir Levonja

Nga një podium i vogël, brenda ambjenteve të burgut të Spaçit, ambasadorja e Europës u tha shqiptarëve se ka një plan projekt financimi nga komuniteti për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të të burgosurve të regjimit të kaluar. Kjo përkonte me 45 vjetorin e të ashtuquajturës revolta e disidencës, e ndodhur në kampin e riedukimit a burgun famëkeq në Spaç të Mirditës, pikërisht midis datave 21 e 23 maj 1973. Eshtë një nga ato institucione ku tregohet fytyra e vërtetë a brutaliteti i luftës së klasave, faqja e zezë e së shkuarës sonë jo të largët, në ato vitet e ndërtimit të socializmit. Institucioni që u krijua nga ata që ndjenjave perverse u veshën parullat në emër të popullit, për popullin, t'ia lërojmë nënën popullit. Ky ishte soji më i pa arsimuar, soji i gjirizeve, shkurt rënia jonë kombëtare, soji klasor pasojat e të cilit po i vuajmë edhe sot. Megjithatë është tmerrësisht e trishtueshme që, edhe pas kaq vitesh demokraci, akoma ka të pushkatur që nuk u janë gjendur dhe identifikuar eshtrat.
Dhe kjo ka arsyet e veta…

Read More

Letrat higjenike të Edi Ramës

Nga: Ilir Levonja

Deri para dy ditësh, Edi Rama dhe çfarë ai ka përreth, nuk flisnin për asgjë tjetër veç për 30 qershorin, kushtetutën, dekretin e presidentit, europën, dëmin kolosal që po i sjell vendit opozita e rrugës, madje caktoi dhe kandidatët duke u dhënë urdhra të prera për ruajtjen e kutive të votimit deri me kokën e tyre. Nga ana tjetër një batalion analistash që interpretonin ''ligjërisht'' të drejtën e krijimit të një opozite të re dhe mbajtjen e padiskutueshme të zgjedhjeve të qershorit. Kjo temë dominonte thuajse njëzetë e katër orë nga koha e shqiptarëve edhe pse po tu referoheshe komenteve në faqet publike të atyre që dominojnë vëmendjen e vendit dalloje sheshit një përplasje e madhe sociale. Madje numri i përmbushjes së opozitës së re, po bëhej gati sfidë politike për mbushjen e vendeve bosh në kuvend. Kurse tani krejt papritur me disa letra rrufe kërkon dialog me opozitën jashtë parlamentit me teknikat e tij buliste, arrogante duke u përpjekur të shfajësoj tërësisht vetveten nga situtata. Kjo është një nga ato absurditetet karakteristike të Edi Ramës që luan frontalisht me mjete propogandistike. Dhe po të vësh re, po njësoj në kor, shpura e opinionistëve të tij kanë filluar me ligjëratën se është opozita ajo që nuk e do dialogun. E harruan shpejt faktin se e kanë opozitën e re në kuvend…

Read More

Akademia drejt ditëve të saj më të këqija

Nga: Dr. Ardian Muhaj

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht se më 24 maj do të kryhen zgjedhjet për kryetarin dhe drejtuesit e tjerë të saj. Fakti që kandidatura e vetme për kryetar të Akademisë së Shkencave është ajo e Skënder Gjinushit, kryetar i Partisë Socialdemokrate, është më se i mjaftueshëm për të kuptuar se këto zgjedhje pa alternativë, nuk synojnë nxjerrjen e Akademisë nga kriza, por çuarjen drejt ditëve të saj më të këqija… 

Read More

Kemi miq në Europë.

Nga: Blerim Gashani

Ai që thotë se nuk kemi miq në Evropë, e ka shumë gabim.

Pse?

Ja pse:

Në një samit ku shqiptarët përfaqësohen nga ekipe politikisht primitive dhe amorale dhe nga individë që nuk janë të denjë as të përfaqësojnë mahallën e tyre;

Në një samit ku shqiptarët e Kosovës përfaqësohen nga një President që bën argatin e Serbisë dhe avokon për plane të Akademisë Serbe;

Në një samit ku shqiptarët e Kosovës përfaqësohen nga një Kryeministër që nga lufta e këndej ka vetëm një potez normal - tarifën - dhe që votohet nga jo më shumë se 8 për qind;…

Read More

Armiku Haradinaj

Nga: Ilir Levonja

U tha se çfarë u tha në samitin e Berlinit, ka edhe nuk ka rëndësi. Megjithatë ajo që po shohim tani, është zbulimi i një armiku, ky është Ramush Haradinaj, kryeministri aktual i Shqipërisë së epërme, asaj me emrin Kosovë. Ramushi është katunar, dallkauk, i trashë, pa takt, pa ato aftësi për të ruajtuar sekretet, pa atë zotësi për të mos bërë publike bisedat e liderëve. Eshtë një manipulues populist që i bën këto për të fituar sa më shumë vëmendjen e lagjeve të Prishtinës a rrethinave në qytetet e tjera. Rramushi shqetësoi edhe vetë Elisën, fasadën e qeverisë shqiptare, e cila u detyrua të na bëj publike se kush në të vërtetë është seksi i llojit shqiptar që nuk nxjerr fjalën etj. Çfarë nuk po thuhet për Ramushin. Eshtë një nga ato situta ku të kujton kohën e Enverit, se pa folur ai nuk fliste kush! Po të thoshte ai, lëreni, apo kalojeni dhe të tjerët ashtu do bënin.

Read More

Vandalistë e shurraxhinjë

Nga: Ilir Levonja

Në çdo protestë policia e shtetit tashmë e ka bërë të udhës, e ka si strategji të vetën përdorimin e gazit lotësjellës dhe arrestimet e vona. Deri më tani për të majtët duket sikur po jep rezultat. Dhe unë do e besoja me dëshirë por radhë pas radhe numri i protestuesve dyfishohet dhe ato (protestat) bëhen më masive. Nga ana tjetër një sërë analistësh po të majtë kanë filluar të hedhin idenë e një tryeze me ndërkombëtarët, një nga ato llojet që janë bërë kaq bajate kohët e fundit. Pra në një apo tjetër mënyrë opozita është në udhën e duhur. Dhe nuk e di se sa kjo opozitë apo Lulëzim Basha do i rezistoj deri në fund, devizës se nuk ka asnjë marrëveshje me këtë qeveri deri në krijimin e asaj tranzistore pa Edi Ramën kryeministër për çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohëshme. ..

Read More

Kërkohet një hero/heroinë si model për fëmijët tanë.

Nga: Blerim Gashani

Pasi, për mijëra arsye – disa prej tyre se ne ende nuk kemi histori e as historianë – nuk po mund të pajtohemi për heronjtë historikë, a bën të arrijmë një ujdi në lidhje me heronjtë e kohës së sotme?

A bën të flasim për heronjtë e ditës së sotme? Ata që i shohim, flasim me ta, jetojmë me ta e afër tyre. A bën që të arrijmë një konsensus për këta heronj, me qëllim që të kemi disa modele për fëmijët tanë?

Por, së pari, duhet ta bëjmë një bisedë mes nesh. Vëllezërisht, miqësisht, me kulturë, me edukatë, me takt, thjesht….në mënyrë të qytetëruar…

Read More

Gjuha jonë...

Nga: Gramos Xhaferi

“GJUHA E JONË ASHT MË E BUKURA GJUHË E BOTËS
DHE ASHT SHKAKU MA I MADH APO I VETËM QË U
CLIRUA SHQIPNIJA E JONË, E QË I DHA SHKAS MA TË
MADH CËSHTJES SHQIPTARE PËR ME U BA SHTET YNË
I SOTËM.PRANDAJ NA,KËTË GUR KAQ TË CMUESHËM,
DUHET TA DUEM ME GJITHË SHPIRT DHE ME NJI
PËRKUJDESJE TË POSACME , TA RUEJMË NË LOG TË
ZEMRAVE TONA”.

Mbreti Zog I 1937
Kjo shprehje e mbretit Zog shpreh me se miri perkushtimin e mbreterise shqiptare per zhvillimin e arsimit.
Ku jemi sot, edhe pse hierarket e qeverise cirren per arritje?
A nuk e shohim se ne cfare deregjeje eshte shkolla jone? A thua se nuk e dime qe e gjithe hierarkia e arsimit zgjidhet sipas perkatesise politike, edhe pse jane elif-matrake? E dime, madje mire, se shefat duhen per te mbledhur vota dhe njerez ne mitingjet e partise ne pushtet.
E dime mire se edhe mesuesit i puneson shefi i partise apo deputeti.
Se shume mesues qe nuk meritojne t'i quash te tille, u kruajne astaret e xhepave femijeve te gjore per t'u marre qindarkat e fundit…

Read More

Politika e përmbysur kërkon gjuhën e përmbysur...

Nga: Hysamedin Feraj

Politika e përmbysur kërkon gjuhën e përmbysur. Prandaj duket sikur Thaçi, Rama dhe Veseli po na thonë: 
“Amerika është aleati ynë, sepse po e mbron Serbinë nga ne!”. 
Që ta mbrojë Serbinë nga rreziku shqiptarë, po na thonë ata, aleati ynë, SHBA, janë gati ta mbyllin bazën e vetë ushtarake në Kosovë, që, së paku, t’ia hapin rrugën Serbisë që kjo të mbrohet vetë, ushtarakisht, duke e ripushtuar Kosovën “sa hapë e mbyllë sytë”. 

Read More

Degradimi i institucioneve tona.

Nga: Imer Topanica

A kështu kanë degraduar institucionet tona? – Pyesin disa me habi. Po, po, po..., pse po çuditeni?! Për këtë kemi investuar të gjithë, të paktën qe dy dekada. Kemi investuar me heshtjen tonë, me indiferencën tonë, me pasivitetin tonë. Dhunimi ka filluar kur partitë qeveritare kanë garuar pa program të mirëfilltë për arsimin, kulturën, ekonominë etj. Pastaj kur ato që e kanë fituar pushtetin (duke nënkuptuar këtu atë qendror e lokal), kanë punësuar militantë në sektorët e rëndësishëm publikë. Militantizmi, për rrjedhojë, ua ka hapur dyert perversëve, kriminelëve, maniakëve, manipulantëve.

Read More

Si duhet të flasim me miqtë e mëdhenj?

Nga: Blerim Gashani

Në vitin 1996, opozita serbe kishte dalur në rrugë, po kërkonin zgjedhje – besa, edhe pushkë – dhe dukej se po rrezikonin pushtetin millosheviqian. Disa shqiptarë harruan në çast gjithçka dhe vrapuan të propozojnë e të thërrasin se kosovarët duhet të marrin pjesë në këtë rebelim dhe të dalin në zgjedhjet parlamentare serbe që po afronin.

Read More

Marrëveshja e Shën Stefanit...

Nga : Dr. Ardian Muhaj

Në vitin 1878, më 19 shkurt u nënshkrua një nga marrëveshjet më absurde në historinë botërore: Traktati i Shën Stefanit, në dukje mes Rusisë dhe Shtetit Osman, por në realitet mes Rusisë dhe Rusisë. Ky traktat i dha fund de fakto Perandorisë Osmane ose atij që quhej nga vetë osmanët si Shteti i Lartë Osman (Devleti Alije Osmanije). De jure shteti osman vazhdoi të ekzistojë dhe për gjysëm shekulli, por në realitet si një shtet i marrë peng nga Rusia dhe më pas edhe nga Fuqitë Europiane. Në këtë traktat interesat e shtetit osman nuk përfaqësoheshin fare dhe rusët morën aq shumë sa që edhe për ata ishte habi lehtësia me të cilën Sulltani dhe qeveria osmane po lëshonte gjithçka në duart e rusëve. 

Read More

Entymemat e Gent Cakës:

Nga: Hysamedin Feraj

Entymema është argumenti (silogjistik) të cilit i mungon premisa e madhe;
Pa të, argumenti ose nuk është i vlefshëm logjikisht, ose premsia e madhe është tashmë e pranuar dhe argumenti është i vlefshëm.
I pyetur a është për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Cakaj nuk përgjigjet me po.
Në vend të saj shpalosë dilemat që shoqërojnë bashkimin dhe modelet e mundshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë si të ndara. 
Si model kooperimi që “prej Këshillit Nordik të themeluem me 1953 deri te Unioni Serbi-Mali i Zi, i cili është shuar në vitin 2004” zgjedh të ofrojë modelin e Unionit Serbi-Mali i Zi (Nga “Zona e Debatit”, 01.11.2018). 
Mirëpo:

Read More

Çka nuk mund të fal?

Nga: Blerim Gashani

Ju ftoj ta shikoni videon e mëposhtme ku dy çuna të këtij vendi përshëndesin shokët, shoqet e mësuesit e tyre sepse po largohen nga Kosova.

Vëreni sidomos lotët e njërin nga ta! Shikoni dorën e tij kur përshëndet në fund! Një skenë që ta shqyen e ta thërmon zemrën në qindra copa.

Prandaj, unë pushtetarëve mund t'u falë gjithçka, veç dy gjëra nuk mund t'ua fal. E para, që nuk e kanë lënë rehat këtë popull t'i qajë viktimat e pafajshme dhe e dyta, që e kanë vrarë shpresën për Kosovën!

Jo, sidomos këtë të dytën nuk mund ta fal!

Read More

Fejton

Nga: Ambrozia Meta

"Jo, të lutem mos i hiq patikat." Presidenti thinjosh përqafon përzemërsisht Kryeministrin. "Ta gëzoni shtëpinë e re". “Të gjithë shqiptaret i mobilojnë shtëpitë në ngjyrë bezhë”-, mendon me vete, sapo hyn brenda. "Eh ta kishim edhe ne kështu Presidentin tonë, - i thotë të Zotit të shtëpisë. " Ulu në qoshe bre". Miqtë e tjerë ndërkaq e presin në tryezë. "Shtëpi me shumë shije President," - thotë Kadri Veseli. 
"Eshtë marrë nusja me djalin me këto pune". Dëgjohet zëri i Hashim Thaçit, ndërsa hap shishen e verës. "E di ti, kujt i themi Kadri ne, në Shqipëri ?!" - Kryeministri i drejtohet Kryeparlamentarit të Kosovës. Të gjithë qeshin. Ramush Haradinaj rrëkëllen gotën e verës. “Koshova sh'ndahet "- thotë ai. 
"Dialog dhe vetëm dialog, siç bëra unë me studentët", - Edi Rama, akoma s'ka mbaruar fjalën, kur vëmendjen ja merr një mesazh ne telefon. "Shef, nesër Albin Kurti do ligjërojë te "Shkencat" si markmarks. Po i kam gjërat në kontroll.

Read More

Verbëria intelektuale e Ramës

Nga: Hysamedin Feraj
Për shikimin duhen tre kushte: syri, objekti, drita.
Syri dhe objekti mund të jenë të pranishëm, por pa praninë e dritës syri nuk mund ta shoh objektin sado afër që ta ketë.
Çka e ndriçon objektin që nuk shihet me sy?
Dija antike, skolastike, klasike, deri sot, përgjigjet: ndriçimi i mendjes, drita e ideve, drita hyjnore, shkëndijat e shpirtit (scintilla animae), drita natyrore (lumen naturale) e arsyes, drita e intelektit, intuita. 
Deri kur shkenca empirike ta konstatojë si ide shkëndijën ndriçuese elektrike që këmbehet mes neuroneve në tru, pra shkëndijen fizike si mendim (!?), shpjegimi më i mirë mbeten ata koncepte. 
E keqja e arsimit, e keqja e universitetit në Shqipëri shihet vetëm nëpërmjet intelektit. Vetëm intelekti mundet të shoh se e keqja e universitetit shqiptar e ka burimin në Ligjin e Arsimit të Lartë. 
Syri nuk mundet ta shohë këtë, sado qartë e sado shpesh t’i shohë shkronjat dhe fjalët e atij ligji. Atë e sheh vetëm mendja e ndriçuar nga drita e intelektit.

Read More

Ja ç'u kemi borxh studentëve!

Nga: Hysamedin Feraj

Sokol Kolgjini si shëmbëlltyra e qytetarit të ndjeshëm e të ditur vendos në shprehje gjuhën e empatisë së përgjegjshme:
Duke u përpjekë me ba fajtor studentat për bllokimin e rrugëve, (në fakt duke deshtë me i futë në konflikt me ta) KM u qan hallin qytetarëve duke thane se: "çfar borxhi u kan qytetarët që bllokoni rrugët". 
Nese ai nuk e din po ja sqaroj une se:
- ne u kemi borxh fmininë e tyne që e kaluen me hallet e të rritunve, e jo si fëmijë.
- ne u kemi borxh të sotmen e tyne që po ua ofrojmë për faqe të zezë, e ata sot po e shofin kët gja.
- ne u kemi borxh të ardhmen e tyne që po ua ofrojmë rrugëve të botës, e jo në vendin e tyne.
Të gjitha këto për shkak të injorancës, antivlerës, ligësisë e babëzisë së "elitës" tonë politike 28 vjeçare që ka mbrri në kulmin e vet sot me ju.
Fakti që u lejum ju të vini deri në këtë pikë e nuk reaguam, asht borxh i madh që ne ua kemi këtyne studentave.

PËR REALIZËM NË HISTORIOGRAFI E KUNDËR GLORIFIKIMEVE PËR NEVOJA TË ÇASTIT

Nga: Nexhmedin Spahiu

Pas rënies së komunizmit u bënë ca revidime të vogla faktuale, por qasja mbeti njësoj. Madje, kjo nuk ndodhi as në dritën e zbulimit të shumë fakteve të fshehura, që dolën në dritë me botimin e memoareve dhe librave të tjerë të shumë autorëve, siç ishin ato të Syrja bej Vlorës, Dom Ndoc Nikajt, Ismail-Qemal bej Vlorës, Eqrem bej Vlorës, Sejfi Vllamasit, Mehdi Frashërit, Mit’hat Frashërit, Mustafa Krujës, Hasan Prishtinës, Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Ago Agajt, At Zef Pllumit, etj

Çdo popull e ka historinë e vet. Por, nëse një popull nuk e njeh historinë e vet, është e barabartë me atë sikur mos ta ketë fare atë. Më keq se një popull pa histori, i ka punët vetëm ai popull që brezave ua mëson historinë e rrejshme. Fatkeqësisht, shqiptarët bëjnë pjesë në këtë kategori. Nxënësit e studentët tanë vazhdojnë të mësojnë histori të rrejshme. Kjo është një fatkeqësi e madhe.

Read More

"Pamja e zymtë e historiografisë shqiptare"

Nga: Abdi Baleta

Në publicistikën time jam prirë të trajtoj nga një këndvështrim politologjik një sërë problemesh që i përkasin në radhë të parë sferës së historiografisë. Për këtë jam motivuar mjaft nga sentenca kuptimplotë e Eduard Augustus Friman-it (Edward Augustus Freeman – 1823-1892): “Historia është politikë e së shkuarës dhe politika është historia e së tashmes” (“History in Quotations”, UK 2004). Mendimet e mia mbi klishetë e stereotipat e ngurosura në historiografinë e kohës së komunizmit dhe në rrymat e mendimit politik më të hershme i kam i shprehur më të plota e të sistemuara në librin “Dilema historike”, botuar në dhjetor të vitit 2011.

Read More