Si duhet të flasim me miqtë e mëdhenj?

Nga: Blerim Gashani

Në vitin 1996, opozita serbe kishte dalur në rrugë, po kërkonin zgjedhje – besa, edhe pushkë – dhe dukej se po rrezikonin pushtetin millosheviqian. Disa shqiptarë harruan në çast gjithçka dhe vrapuan të propozojnë e të thërrasin se kosovarët duhet të marrin pjesë në këtë rebelim dhe të dalin në zgjedhjet parlamentare serbe që po afronin.

Read More

Marrëveshja e Shën Stefanit...

Nga : Dr. Ardian Muhaj

Në vitin 1878, më 19 shkurt u nënshkrua një nga marrëveshjet më absurde në historinë botërore: Traktati i Shën Stefanit, në dukje mes Rusisë dhe Shtetit Osman, por në realitet mes Rusisë dhe Rusisë. Ky traktat i dha fund de fakto Perandorisë Osmane ose atij që quhej nga vetë osmanët si Shteti i Lartë Osman (Devleti Alije Osmanije). De jure shteti osman vazhdoi të ekzistojë dhe për gjysëm shekulli, por në realitet si një shtet i marrë peng nga Rusia dhe më pas edhe nga Fuqitë Europiane. Në këtë traktat interesat e shtetit osman nuk përfaqësoheshin fare dhe rusët morën aq shumë sa që edhe për ata ishte habi lehtësia me të cilën Sulltani dhe qeveria osmane po lëshonte gjithçka në duart e rusëve. 

Read More

Entymemat e Gent Cakës:

Nga: Hysamedin Feraj

Entymema është argumenti (silogjistik) të cilit i mungon premisa e madhe;
Pa të, argumenti ose nuk është i vlefshëm logjikisht, ose premsia e madhe është tashmë e pranuar dhe argumenti është i vlefshëm.
I pyetur a është për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Cakaj nuk përgjigjet me po.
Në vend të saj shpalosë dilemat që shoqërojnë bashkimin dhe modelet e mundshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë si të ndara. 
Si model kooperimi që “prej Këshillit Nordik të themeluem me 1953 deri te Unioni Serbi-Mali i Zi, i cili është shuar në vitin 2004” zgjedh të ofrojë modelin e Unionit Serbi-Mali i Zi (Nga “Zona e Debatit”, 01.11.2018). 
Mirëpo:

Read More

Çka nuk mund të fal?

Nga: Blerim Gashani

Ju ftoj ta shikoni videon e mëposhtme ku dy çuna të këtij vendi përshëndesin shokët, shoqet e mësuesit e tyre sepse po largohen nga Kosova.

Vëreni sidomos lotët e njërin nga ta! Shikoni dorën e tij kur përshëndet në fund! Një skenë që ta shqyen e ta thërmon zemrën në qindra copa.

Prandaj, unë pushtetarëve mund t'u falë gjithçka, veç dy gjëra nuk mund t'ua fal. E para, që nuk e kanë lënë rehat këtë popull t'i qajë viktimat e pafajshme dhe e dyta, që e kanë vrarë shpresën për Kosovën!

Jo, sidomos këtë të dytën nuk mund ta fal!

Read More

Fejton

Nga: Ambrozia Meta

"Jo, të lutem mos i hiq patikat." Presidenti thinjosh përqafon përzemërsisht Kryeministrin. "Ta gëzoni shtëpinë e re". “Të gjithë shqiptaret i mobilojnë shtëpitë në ngjyrë bezhë”-, mendon me vete, sapo hyn brenda. "Eh ta kishim edhe ne kështu Presidentin tonë, - i thotë të Zotit të shtëpisë. " Ulu në qoshe bre". Miqtë e tjerë ndërkaq e presin në tryezë. "Shtëpi me shumë shije President," - thotë Kadri Veseli. 
"Eshtë marrë nusja me djalin me këto pune". Dëgjohet zëri i Hashim Thaçit, ndërsa hap shishen e verës. "E di ti, kujt i themi Kadri ne, në Shqipëri ?!" - Kryeministri i drejtohet Kryeparlamentarit të Kosovës. Të gjithë qeshin. Ramush Haradinaj rrëkëllen gotën e verës. “Koshova sh'ndahet "- thotë ai. 
"Dialog dhe vetëm dialog, siç bëra unë me studentët", - Edi Rama, akoma s'ka mbaruar fjalën, kur vëmendjen ja merr një mesazh ne telefon. "Shef, nesër Albin Kurti do ligjërojë te "Shkencat" si markmarks. Po i kam gjërat në kontroll.

Read More

Verbëria intelektuale e Ramës

Nga: Hysamedin Feraj
Për shikimin duhen tre kushte: syri, objekti, drita.
Syri dhe objekti mund të jenë të pranishëm, por pa praninë e dritës syri nuk mund ta shoh objektin sado afër që ta ketë.
Çka e ndriçon objektin që nuk shihet me sy?
Dija antike, skolastike, klasike, deri sot, përgjigjet: ndriçimi i mendjes, drita e ideve, drita hyjnore, shkëndijat e shpirtit (scintilla animae), drita natyrore (lumen naturale) e arsyes, drita e intelektit, intuita. 
Deri kur shkenca empirike ta konstatojë si ide shkëndijën ndriçuese elektrike që këmbehet mes neuroneve në tru, pra shkëndijen fizike si mendim (!?), shpjegimi më i mirë mbeten ata koncepte. 
E keqja e arsimit, e keqja e universitetit në Shqipëri shihet vetëm nëpërmjet intelektit. Vetëm intelekti mundet të shoh se e keqja e universitetit shqiptar e ka burimin në Ligjin e Arsimit të Lartë. 
Syri nuk mundet ta shohë këtë, sado qartë e sado shpesh t’i shohë shkronjat dhe fjalët e atij ligji. Atë e sheh vetëm mendja e ndriçuar nga drita e intelektit.

Read More

Ja ç'u kemi borxh studentëve!

Nga: Hysamedin Feraj

Sokol Kolgjini si shëmbëlltyra e qytetarit të ndjeshëm e të ditur vendos në shprehje gjuhën e empatisë së përgjegjshme:
Duke u përpjekë me ba fajtor studentat për bllokimin e rrugëve, (në fakt duke deshtë me i futë në konflikt me ta) KM u qan hallin qytetarëve duke thane se: "çfar borxhi u kan qytetarët që bllokoni rrugët". 
Nese ai nuk e din po ja sqaroj une se:
- ne u kemi borxh fmininë e tyne që e kaluen me hallet e të rritunve, e jo si fëmijë.
- ne u kemi borxh të sotmen e tyne që po ua ofrojmë për faqe të zezë, e ata sot po e shofin kët gja.
- ne u kemi borxh të ardhmen e tyne që po ua ofrojmë rrugëve të botës, e jo në vendin e tyne.
Të gjitha këto për shkak të injorancës, antivlerës, ligësisë e babëzisë së "elitës" tonë politike 28 vjeçare që ka mbrri në kulmin e vet sot me ju.
Fakti që u lejum ju të vini deri në këtë pikë e nuk reaguam, asht borxh i madh që ne ua kemi këtyne studentave.

PËR REALIZËM NË HISTORIOGRAFI E KUNDËR GLORIFIKIMEVE PËR NEVOJA TË ÇASTIT

Nga: Nexhmedin Spahiu

Pas rënies së komunizmit u bënë ca revidime të vogla faktuale, por qasja mbeti njësoj. Madje, kjo nuk ndodhi as në dritën e zbulimit të shumë fakteve të fshehura, që dolën në dritë me botimin e memoareve dhe librave të tjerë të shumë autorëve, siç ishin ato të Syrja bej Vlorës, Dom Ndoc Nikajt, Ismail-Qemal bej Vlorës, Eqrem bej Vlorës, Sejfi Vllamasit, Mehdi Frashërit, Mit’hat Frashërit, Mustafa Krujës, Hasan Prishtinës, Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Ago Agajt, At Zef Pllumit, etj

Çdo popull e ka historinë e vet. Por, nëse një popull nuk e njeh historinë e vet, është e barabartë me atë sikur mos ta ketë fare atë. Më keq se një popull pa histori, i ka punët vetëm ai popull që brezave ua mëson historinë e rrejshme. Fatkeqësisht, shqiptarët bëjnë pjesë në këtë kategori. Nxënësit e studentët tanë vazhdojnë të mësojnë histori të rrejshme. Kjo është një fatkeqësi e madhe.

Read More

"Pamja e zymtë e historiografisë shqiptare"

Nga: Abdi Baleta

Në publicistikën time jam prirë të trajtoj nga një këndvështrim politologjik një sërë problemesh që i përkasin në radhë të parë sferës së historiografisë. Për këtë jam motivuar mjaft nga sentenca kuptimplotë e Eduard Augustus Friman-it (Edward Augustus Freeman – 1823-1892): “Historia është politikë e së shkuarës dhe politika është historia e së tashmes” (“History in Quotations”, UK 2004). Mendimet e mia mbi klishetë e stereotipat e ngurosura në historiografinë e kohës së komunizmit dhe në rrymat e mendimit politik më të hershme i kam i shprehur më të plota e të sistemuara në librin “Dilema historike”, botuar në dhjetor të vitit 2011.

Read More

VRASJET E SHQIPTAREVE NE GREQI NUK JANE RISI

Nga: Ardian Muhaj

Ditët e fundit janë vrarë disa shqiptarë në zona të ndryshme të Greqisë. Duket qartë se këto vrasje nuk kanë ndonjë lidhje mes tyre përderisa bëhet fjalë për raste të shkëputura dhe të ndryshme gjeografikisht nga Korfuzi, në Kavalla, Selanik, Athinë apo Kretë. Lidhja e vetme që i përbashkon është urrejtja patologjike që ushqehet për shqiptarët në Greqi. Megjithatë vrasjet e shqiptarëve në Greqi pa ndonjë shkak të dukshëm, përveç urrejtjes patologjike që sponsorizohet nga shteti e kisha greke nuk janë risi. Shqiptarët janë vrarë më keq se bagëtia në Greqi ka dy shekuj… 

Read More

DY BANDA QË BËJNË SHQIPONJËN ME DUAR, POR GËRRYEJNË ME THONJ VENDIN E VET

Nga: Blerim Gashani

(Apo: një bast për të gjithë që mbajnë mend)

Ky popull ka parë gjithçka, ka vuajtur tmerrësisht shumë, ka qenë i varfër, i pashkolluar, i paditur, i paqytetëruar, i izoluar, i frikësuar, ka qenë në baltë e në mjerim për më shumë se një shekull.

Ka gabuar, sidomos më 1912 e më 1945, nuk e ka njohur politikën e as gjeopolitikën, ka dështuar me turp të kalojë në modernitet dhe ka dështuar në mënyrë katastrofike të prodhojë një elitë shtetformuese.

Read More

DY HISTORI tashmë të HARRUARA!

Nga: Salih Kabashi

Më shumë se njëqind vjet qyshse, ta përdor një term popullor dikur shumë të përhapur, Kosovës e Shqipërisë i pat ra Serbia e Parë.

 Serbia asokohe pat kryer edhe gjenocidin e saj të parë mbi shqiptarë.

Krim dhe gjenocid i shoqëruar dhe i ndihmuar edhe nga dy ushtri tjera të shteteve fqinje: Bullgari e Mal i Zi.

Read More

"Serbofilët hapur në dëm të çeshtjes kombëtare shqiptare"

Nga: Hysamedin Feraj

Në Kosovë serbofilët e udhehëqur nga Hashim Thaçi dolën hapur kundër Gjermanisë dhe Anglisë e në krah të Rusisë;
Në Shqipëri serbofilët shfrytëzuan rastin ta sulmojnë Mithat Frashërin pse nuk kishte luftuar kundë Gjermanisë naziste por kishte demaskuar kolaboracionistët komunistë shqiptar si kolaboracionistë me armiqtë më afatgjatë dhe më gjakatarët të shqiptarëve: serbët dhe Rusinë. Kolaboracionistë që konsideronin rrezik anglo-amerikanët atëherë, dhe që duket se janë të njëjtët sot.

Read More

"Lodra me kolaboracionizëm"

Nga: Jozef Shvejk

Ne vitin 2014 Shqiperine do ta vizitonte Papa Francesku. Ne bulevardin e vetem te Tiranes, kryeministri kishte vendosur banderola te medha me fotot dhe portretet e klerit katolik te vrare dhe persekutuar nga regjimi komunist. Ne foto, per ato qe ishin tejet te kujdesshem, qene edhe ato qe rendom therriten si "kolaboracioniste". Asnje prej intelektualeve te prodhuar nga fabrika Enver Hoxha apo historiane te tjere qe jane punesuar sot ne shtet nuk u ndje.

Read More

"Fake diplomacy"

Nga: Abdi Baleta

Me togfjalëshin me konotacion tejet negativ “fake news” (e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë “lajme të rrejshme”) emërtohet një dukuri që po shkakton pështjellime kudo në botë. Më keqja është se kjo nuk mbetet vetëm tek një mani zbavitëse harrakatëve apo tek thashethemnajë e përgjithësuar midis individësh, por “fake news” po përdoret edhe si një mjet lufte politike dhe diplomatike. Pra, bën pjesë edhe në atë që mund ta quajmë”fake diplomacy” (e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë “diplomaci e  rrejshme”). Për këtë ndërthurje një politolog i mirënjohur amerikan ka botuar studimin shkencor “Pse gënjejnë udhëheqësit. E vërteta mbi gënjimin në politikën ndërkombëtare” (John J. Mearsheimer,”WhyLeaders Lie. The Truth abort Lying in International Politics“, 2011). Është një libër që nuk duhet lëshuar nga dora kur trajtojmë pështjellimet shqetësuese politike në vend dhe tensionet në marrëdhëniet midis shteteve e popujve në Ballkanit, i cili po hyn në një periudhë të re pasigurie. Ne shqiptarët duhet të shqetësohemi, sepse liderët po na gënjejnë pa pushim.

Read More

Në anën tjetër.

Nga: Blerim Gashani

Për tri ditë, dy paraqitje në dy emisionet më të njohura në Kosovë (Rubikon dhe Oksigjen) pêr njeriun që e ka vënë Kosovën në pazar.

Dhe, shih delirin, qaraveshjen, jargêt, duartrokitjet mjerane!

Pastaj po themi: po e kundêrshtojmë këtë pari!

Jo, kjo nuk është fare e vërtetë!

Ne nuk po tregojmë se jemi më të mirë se udhëheqësit e politikanët tjerë që po e zhbëjnë Kosovën dhe po e shkërmoqin shqiptarinë në të katër anët?

Read More

Brukseli nuk ka vend për Pëllumb Xhufat...

Nga: Sulejman Gjana

Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një konference kushtuar Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë kombëtar.

Në lajmërimin dhe ftesat e shpërndara bëhej me dije se ky aktivitet organizohej me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Belgjikë dhe se konferencierët-panelistë të përzgjedhur nga ambasada do të ishin zotërinjtë Pëllumb Xhufi, Lek Pervizi e Safet Kryemadhi.

I kam lexuar me endje e i kam vlerësuar veprat dhe studimet e prof. Pëllumb Xhufit për historinë e vendit tonë në Mesjetë. Në mënyrë të veçantë kam vlerësuar qëndrimet dhe mbrojtjen që ai i bën si rrallëkush në Shqipëri çështjes Çame dhe interesit kombëtar në raport me fqinjët tanë jugorë. Ndaj jam trishtuar shpesh kur ai prej 2 dekadash është pozicionuar hapur si mbrojtës fanatik i historiografisë komuniste lidhur me LDB dhe po aq shpesh edhe si relativizues, justifikues e deri si mohues kokëfortë i krimeve të komunizimit që datojnë qysh nga themelimi i PKSH e deri në ditën e mbrame të diktaturës.

Veçanërisht debati që ai ka nisur, nxitur dhe vazhduar lidhur me kampin famëkeq të Tepelenës dhe krimet e konsumuara aty nga xhelatët komunistë, e ka pozicionuar Xhufin si apologjet të krimeve monstruoze dhe i gjakatarëve në fjalë, duke kompromentuar rëndë figurën e tij morale si historian dhe intelektual me profil të lartë, që guxon të injorojë, të shtrembërojë e të flakë deri edhe parimet e të vërtetat faktologjike.

Pikërisht në këtë kontekst dhe në kulmin e emocioneve që kanë shkaktuar qëndrimet dhe deklaratat e tij, ishte tejet sfiduese dhe arrogante përzgjedhja nga Tirana zyrtare e Xhufit si panelisti kryesor i konferencës së lartpërmendur, ku ky apologjet profesionist dhe pasionant do të referonte bash para ish viktimave të mbijetuar të krimeve e torturave të diktaturës dhe bijve të mërgatës antikomuniste të Brukselit.

Bijtë e kësaj mërgate, lindur dhe rritur në demokraci, madje në mes të kryeqytetit zyrtar të Europës ku duam ta integrojmë Shqipërinë, janë edukuar që të bashkëjetojnë me të ndryshmin dhe kundërshtarin e ideve. Ndaj ata që përkundën e përkundin djepat e bijve të tyre duke mëkuar e derdhur atdhedashuri por edhe urrejtje për sllavokomunizmin, në kushte normale do ta pranonin si panelist Xhufin edhepse ky, në shtëpinë e tij, prej dekadash përkundi dhe ende përkund djepat e stërnipave të Enver Hoxhës. Do të pranonin të bashkëbisedonin me medievalistin e shquar Xhufi për: çështjen tonë kombëtare të pazgjidhur; për autoktoninë antiko-mesjetare në trojet tona etnike; për të drejtat kombëtare e pronësore të mohuara në Greqi; për marrëveshjen e detit; për Zajednicën; për të drejtat kombëtare, njerëzore e pronësore të mohuara e të cunguara në pjesën veriore të Mitrovicës, në Maqedoni, Malin e Zi, Metohi, Sanxhak, në Luginë e në mbarë Serbinë.

Sikur “këpucari” të qëndronte tek “këpuca”, sikurse këshilloi Napoleoni, do të pranonim të bashkëbisedonim me të për Skënderbe-Heroin e përbashkët, të cilit me fondet e grumbulluara anembanë botës nga emigracioni i vjetër antikomunist dhe peshën politike të merituar ia ngritëm përmendoren në mes të Brukselit 50 vjet më parë, bash në komunën e Skarbekut, në jubileun e 500-vjetorit të vdekjes.

Sikur të mos na lëndonte aq shumë, do të pranonim ta dëgjonim e të mos ia përmendnim akademikut Xhufi synimin e heshtur të Enverit për të na zhbërë nga shqiptarësia nëpërmjet shkombëtarizimit gradual me ndihmën e kohës, harresës së programuar e asaj biologjike, multikulturalizmit mbytës metropolitan dhe globalizmit asgjësues të identiteteve kombëtare.

Natyrisht që apologjetit akademik, prej finikërie e jo prej tute, nuk do t’ia ndërmendnim faktin se nga pasuritë e konfiskuara në atdhe pas LDB nga lufta e klasave dhe nga fitimet kolosale prej punës së papaguar në kampe e burgje, deri në “kursimet” shtazarake të ushqimit dhe kushteve të “jetesës”, Enveri dhe regjimi i tij nuk kursyen asnjë shpenzim për asgjësimin sitematik të nacionalistëve antikomunistë që përbënin dhe përbejnë shtresën e shëndoshtë të ish-të përndjekurve dhe burgosurve politikë; shtresë në të cilën emigracioni i vjetër politik e ka identifikuar dhe e identifikon vetvetën si pjesë e pandarë e saj.

Çuditërisht dhe me shkujdesje të habitshme, me aktivitetin e programuar Tirana zyrtare sërish e sfidoi dhe e ofendoi mërgatën antikomuniste që jeton prej dekadash në Bruksel teksa bash pa u shuar debati ngjethës, i vendosi Pëllumb Xhufit në krah një ish-të përndjekur si Lek Pervizi (?). Dhe për këtë u sajua kjo tribunë në Bruksel, prej ku akademikut do t’i jepej mundësia për t’u kumtuar të gjithë kundërshtarëve të vet në Shqipëri se “mua më njeh Brukseli dhe nuk pyes për ju”, se “ju jeni fanatikë të pandreqshëm”, se “në krah më rri nëpër konferenca një ish-i internuar i kampit të Tepelenës dhe ai nuk ka asnjë problem me mua, pasi e di që nuk gënjej”, etj., etj..

Mirëpo, me sa duket, qeveria shqiptare (që ende i përdor ambasadat për llogari politike) i kishte bërë hesapet pa hanxhinë, teksa harroi se Europa demokratike është ndërtuar edhe mbi bazën e vlerave e parimeve më të larta morale e njerëzore. Dhe si një prej parimeve të tilla të shenjta spikat injorimi i negacionistëve të vuajtjeve të komuniteteve, racave e popullsive të pafajshme, krahas injorimit të të pa-penduarve, apologjetëve të diktaturave dhe glorifikuesve të krimeve e kriminelëve.

Fatkeqësisht, në Shqipëri këto kategori individësh vazhdojnë të vlerësohen. Dhe kjo ndodh jo vetëm sepse trashëgimia komuniste është akoma e fortë (dikush mund të thotë se gjithçka ka qenë e planifikuar me “Katovicën” për të mbërritur në këtë ditë), por sepse morali dhe etika janë nocione të pakuptimta për shumëkënd..., por edhe ngaqë vlerat dhe parimet europiane konsiderohen ende si të huaja nga politikanët dhe aparaçikët tanë të djeshëm e të sotëm.

Mbi të gjitha ky zvetënim i frikshëm moral ndodh sepse pas ’90-ës sistemi i ndërtuar mbi “rrënojat” e komunizimit ka prodhuar një politikë monstruoze me dy fytyra, që ka jetësuar realitetin absurd ku viktimat dëmshpërblehen dhe xhelatët jetojnë të lirë, mbajnë titujt, dekoratat dhe madje edhe hierarkohen në administratë, krahas lejimit të glorifikimit të veprës së tyre gjakatare dhe mohimit të krimeve nën diktaturë. Sintetizuar të gjitha këto në sloganin “bashkëvuajtës-bashkëfajtor”.

Mirëpo për fat të mirë, gjërat funksionojnë ndryshe jashtë “bahçes me lule”.

Në vendet e qytetëruara, parimet janë parime, krimet janë krime dhe mohuesit e krimeve e glorifikuesit e xhelatëve nuk kanë vend.

Në Europë, për shembull, edhe pse shkrimtari francez Seline (Louis-Ferdinand Céline) është pa dyshim një prej autorëve më novatorë të letërsisë franceze të shek. XX, ai nuk studiohet nëpër gjimnaze sepse, ndonëse ishte antikomunist i thekur, ishte edhe antisemit dhe apologjet i holokaustit ndaj jahudive.

E njëjta gjë vlen në SHBA për kineastin 85-vjeçar Roman Polanski, që u arratis në vitin 1977 prej vendit vet, ku nuk mund të shkelë më pa u dënuar për krimet prej pedofili, pavarësisht se është një prej kineastëve bashkëkohorë më të vlerësuar.

“Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë!”? Kurrën e kurrës…

“Kur të gjithë janë fajtorë, askush nuk është më i tillë”, - thotë Hana Arendt. Sipas saj, “nuk ka fajësi kolektive apo pafajësi kolektive. Fajësia dhe pafajësia kanë kuptim vetëm nëqoftëse u personalizohen dhe u mveshen individëve…”.

“Pranimi spontan i përgjegjësisë kolektive - shkruan Arendt - dëshmon një konfuzion moral mjaft të rrezikshëm, që fatkeqësisht vërehet në shoqëritë post-totalitare”.

E si mund të ketë përgjegjësi kolektive nëse pranojmë a priori mekanizmin tmerrues të krimit gjenocidal që Arendt na zbulon, teksa thekson: “Nyja morale e krimeve monstruoze konsistonte në urdhëresën: Ti do të vrasësh jo armikun tënd, por njerëz të pafajshëm, që as potencialisht nuk ishin të rrezikshëm, dhe do t’i vrasësh jo nga domosdoshmëria…”.

Diktaturat kudo ku u jetësuan, përfshirë edhe Shqipërinë, duhet të konsiderohen si më i madhi rrezik, që kërcënon me rrënim total jo vetëm entitetin tonë politik, por edhe mbijetesën shpirtërore dhe substancën tonë morale. Këto sisteme çnjerëzore bazohen mbi shkërmoqjen e hallkave jetike që e lidhin njeriun me disa pika reference morale.

Hajdegeri na mëson se “Diktaturat kanë vetëm një armik: vetë Lirinë…, domethënë të Vërtetën, akademizmin, universitetet, vendet e kërkimit të lirë, artet dhe letërsinë, pasi ato na bëjnë të depërtojmë në trojet e panjohura të shpirtit, ku gjithçka që është eksperiencë, gjithçka që piqet përmes përsosjes intelektuale, tek çdo qenie njerëzore na udhëheq kah ndërgjegjia për të qenë vetvetja”.

Ndaj jo më kot Hitleri deklaronte se do t’i largonte njerëzit nga ajo humnerë që quhet ndërgjegje.

Hegeli kishte të drejtë kur shkruante se “një komunitet politik nuk mund të ndërtohet pa krijuar më parë një komunitet moral”.

Monteskjë kërkonte krijimin doemos të qytetarit në gjirin e njerëzve dhe kishte të drejtë kur shkruante se “Njeriu mund të vdesë një ditë, por qytetari duhet të mbetet dhe doemos do të mbetet”.

Tashmë, në pasdiktaturë, ne shqiptarët duhet të krijojmë institucionin e Drejtësisë bazuar mbi “Të Drejtën” dhe “Lirinë”, sepse drejtësia është e lidhur pazgjidhshmërisht me lirinë.

“Një popull që nuk arrin të bashkojë Lirinë me Drejtësinë është i humbur në gjithçka”, - shkruante Kamy.

Niçja na mëson se: “Njeriu ka nevojë ta shikojë historinë në mënyrën kritike, dhe ta vendosë atë (pra historinë) nën drejtësinë”.

Nëse pranojmë se historia është historia e njerëzimit dhe se nuk është tjetër veçse turravrapi i tij drejt lirisë (Hegeli)… nëse pranojmë edhe se veprimet e sjelljet janë forma e jashtme e moralit, - natyrshëm arrijmë në përfundimin se edhe demokracia ka nevojë dhe nuk mund të kuptohet pa moralin dhe moralizimin.

Kishin të drejtë filozofët grekë kur nënvizonin se Demokracia është ballafaqim të kundërtash dhe debat i përditshëm, teksa krahas Qytetit-(polis) ekziston edhe Konflikti-(Polemos), çka gjithashtu i jep të drejtë Kroçes kur shkruan se: Moraliteti nuk është tjetër veçse lufta kundër të Keqes…

Prandaj, për t’i qëndruar besnik vlerave dhe parimeve tona të larta morale e qytetare, ne djemtë e mërgatës antikomuniste të Belgjikës bëmë të mundur që Komuna e Skarbekut në Bruksel të anullojë konferencën e planifikuar me datë 23 prill, ku Pëllumb Xhufi nuk është i pranueshëm as prej nesh as prej zyrtarëve vendas që mishërojnë pikërisht vlera dhe parime, pavarësisht se unë personalisht vazhdoj ta vlerësoj atë për kontributet prej historiani mesjetar dhe si një mbrojtës i mirë i çështjes Çame.

Sepse në fundore kujtojmë se edhe shejtani ishte i zgjuar, i ditur dhe adhurues i madh por Zoti e mallkoi dhe e bëri lahnet për shkak të mohimit që ai i bëri të vërtetës si dhe për shkak të mendjemadhësisë dhe arrogancës vet.

Davaja e Davosit

Nga: Zamir Gjurgji

No pasarán!/ "EAM"-i i rilindur me "Hakmarrje per Drejtesi"

Sh.Aleksis Cipras, ish anetari rinise komuniste greke(KKE) ka marre me kohe stafeten e revolucionit te kuq ne vendin qe italiani Enzo Bettiza e konsideron "e semura e Ballkanit" dhe me shpirt lindor...

Read More