Shkurtimisht rreth teorisë materialiste

 

Nga: Amir Hoti

 Amir Hoti

Amir Hoti

-Nje nga dy shtyllat kryesore mbi te cilat mbeshtetej ateizmi ne shekullin e kaluar pervec Teorise se Darwin-it (me gjithe modifikimet e saj), ishte materializmi. Sipas tyre, materia perbente realitetin objektiv dhe te vetem, ku aksidencat ne natyre shpjegoheshin me nocionin e dialektikes, qe ne lexim te pare mund te duket konfuziv, mirepo pas nje analize te mirefillte shkencore e verejme se ai nuk shpjegon asgje.

Pretendimi i pare eshte se materia kishte natyre infinite, qe do te thote se ishte e pakrijuar dhe ekzistonte ne pafundesi; dhe pretendimi i dyte eshte se mendimi dhe vetedija jane format me te larta te levizjes se materies,

Pretendimi i pare rrezohet nga Teoria e Big Bang-ut, e cila deshmoi se materia kishte natyre finite dhe erdhi ne ekzistence. Me kete, materia e humbi primatin qe e kishte deri ne ate kohe dhe u zevendesua me nocionin “fuqi”, “ligj” etj. Megjithate, edhe keto nocione nuk jane adekuate ne fushen e shkencave ekzakte. Besimi se ligjet fizike vetvetiu krijojne dhe shkaktojne procese dhe ndryshime, eshte ofendim i intelektit njerezor kur e dime se ligjet ne fizike jane te natyres deskriptive te bazuara ne ekuacione matematikore se si sendet dhe natyra funksionojne ne menyre te harmonizuar. Po ashtu, ligjet kozmologjike nuk kane ekzistuar “nje kohe”, por jane krijuar bashke me materien. Konstatimi fatal shkencor i Hawking-ut eshte se “graviteti ishte shkaku i krijimit te Big Bang-ut”, kurse shkenca e pohon te kunderten, se “Big Bang-u eshte shkak i krijimit te gravitetit”, ngase graviteti krijohet pas Shperthimit te Madh. Qe dicka te quhet fakt shkencor – edhe pse faktet konstruktohen ne baze te kapacitetit shkencor, konvencionalitetit dhe bashkesise shkencore – pervec qe duhet te jete racional, kusht themelor eshte qe te jete i vertete.

Pretendimi i dyte se “mendimi dhe vetedija jane format me te larta te levizjes se materies” nuk ben pjese as ne hipoteze dhe as ne stadin vijues te hipotezes, qe eshte teoria, e lere me te jete e vertete shkencore, sepse nuk ka kurrfare argumenti shkencor se cili eshte stadi me i larte i levizjes dhe ekzistimit te materies. Sic pohon nje autor se “nuk shpjegohet nje gje me dicka qe vete eshte e pashpjegueshme.”