Nga: Kimete Berisha

Kimete Berisha

Kimete Berisha

Le të tingëlloj si 'bitch' (s'ma ndin), si besimtare (jo fetare), s'e lë dot pa e thënë këtë që po dua ta them: (koincidencë apo jo nuk e di), ama ashiqare po shihet se si një grup gazetarësh të krishterë (familjarët e të cilëve kanë qenë adhurues të Serbisë), janë organizatorët e këtyre projekteve antishqiptare:

1. Lufta e pandërprerë kundër UÇK-së. Ata nuk flasin për individ dhe nuk e inkriminojnë vetëm individin (se individi mund të ndodh të ketë bërë ndonjë krim), por ata me qëllim
flasin për Ushtrinë Çlirimtare si 'gjahtare kundër civilëve serbë'. 
Dhe, për t'i dhënë punës së tyre antikombëtare ngjyrime dramatike, i bëjnë titujt më bombastik se Serbia.

Ata nuk tregojnë se në Kosovë, kurrë s'ka pasur e as sot s'ka serbë të paarmatosur!

Ata shkelin mbi kufomat e shqiptarëve, si mbi 'tokën e pambukut', pa pikë ndërgjegje, as përgjegjësie.

Nuk përmendin masakrat ndaj shqiptarëve, gjenocidin, përndjekjen dhe terrorin shtetëror serb kundër popullit shqiptar, dhe kurrë nuk pyeten se si ndodhi që zyrtarisht shteti i Kosovës nuk ngriti asnjë aktakuzë për krime lufte kundër Serbisë.

Në kohën kur Serbia i rehabiliton kriminelët e saj, disa gazetarë të krishterë të Kosovës (ndoshta rastësisht kanë qëlluar të jenë të krishterë, për të qenë paradoks), i përbaltin heronjtë shqiptarë.

2. Projekti për rrënimin e idesë së tolerancës ndërfetare, duke reklamuar, propaganduar dhe përhapur ide të çmendura të individit (hoxhallarëve në këtë rast) dhe duke i shitur ato si mentalitet i popullit shqiptar;

Duke 'rritur' dhe fryrë numrin e terroristëve shqiptarë në ISIS, për ta krijuar përshtypjen e rreme se 'shumica e rinisë shqiptare myslimane janë bërë terroristë'; 
(nuk u mungon bashkëpunimi me pjesëtarë të AKI, të cilët e dinë se kur duhet një temë të bëjë boom).

3. Për ta distancuar Kosovën nga Shqipëria, duke kërkuar nga qeveria shqiptare që të mos e ndihmojë Kosovën;

- Mirë që s'është Adem Jashari gjallë se tash Leonardi do ta çonte në Gjykatën Speciale.

- Mirë që s'janë gjallë heronjtë me pa se për çfarë tradhtarësh, spiunash dhe çorodash e kanë dhënë jetën.

- Kosova është i vetmi vend në botë ku tradhtia ndaj atdheut bëhet në mënyrë publike, hapur.

- Kaq hapur pro Serbisë dhe kundër luftës së UÇK-së bash-bash as Juda s'kish guxu' m'u shpreh!

P.S. Të më falni, ama, mua, familjes sime dhe mijëra të tjerëve, UÇK na e ka shpëtuar jetën!

Ju, për çka e keni fjalën, mother f.....s!