Naiviteti shqiptareve te Kosoves, dhe mllefi i kryeministrit me portalet!

Nga: Armand Maho

Edi Rama doli dje ne nje komunikim ne faqen e tij ne Facebook, per te treguar triumfin qe kish arritur ne debatin e tij ne Klan Kosova perballe 6 analisteve te atjeshem. Ne fakt, nuk ishte sukese por nje skenar i organizuar me se miri per te nxjerre Ramen triufmator ne ate qe mund te cilesohet si veprimi me i demshem per Kosoven ne keto vite. ka takuar plot tre here Aleksander Vucic, dhe ska bere gje tjeter vetem se me brockullat e tij ka cuar uje ne interesat e Serbise. Sipas analistit Dastid Pallaska pjesemarres ne ate debat "Me pafytyrësinë e një politikani lindor, Edi Rama ofendoi secilin që i bëri pyetje për të cilat nuk kishte përgjigjje. I ofendoi edhe ata që nuk ishin në studio e të cilët duket se ishin përgjegjës për obsesionimin e tij brengosës me portalet"... Tipike e kryeministrit Shqiptar! Jo me kot Rama, zgjedh panelin e gazetareve kosovare te pamesuar me arrogancen dhe tollovitjen e tij ne keto lloj emisionesh per ta reklamuar si sukses. Ne fakt smbahet mend kur ka qene hera e fundit qe ka debatuar para nje paneli me gazetare, duke preferuar debatet ne forme intervistash tet a tet, me pyetje te parapregatitura. Jo me kot zgjedh nje audience te frustuar nga mungesa e liderit,te zhgenjyer nga kasta politike atje e pazonja per te marre vendime, te zhgenjyer nga korrupsioni i gjate e i mundimshem, te zhgenjyer ndoshta dhe nga vete pavaresia e vendit te tyre.... Kjo mjafton qe cdo kryeminister te Shqiperise qe i thote dy tre brockulla Vucic (qe ne fakt atij nga nje vesh i hyjne e nga tjetri i dalin) ta shohin ate si mesia. Nje audience e cila e sheh politiken shqiptare si zgjidhje te problemeve te saj, por pa u thelluar kurre ne prapaskenat dhe djallezite qe prodhohen ne kurriz te tyre...
Ne fakt dalja e tij dje ne monologun e radhes pervec se per te reklamuar "gjenialitetin" e tij, i sherbeu per te goditur gazetarine shqiptare, e sidomos portalet online medie te cilat ai nuk i vendos dot nen kontrollin e tij. Mllefin nuk ja fshihte as kollarja qe per habine e te gjitheve kete here kishte nuanca normale! Edi Rama sulmoi analistet dhe opinionistet te cilet sipas tij po helmojne opinion publik, por duke harruar te shtoje se ishin pikerisht keta opinioniste qe deri dje vraponin stdio me studio per ti mbushur mendjen 1 milion votuese se shtat vigani eshte kryeministri i duhur! A nuk ishte ky nje helm, qe i siguroi atij fitoren!
Dalja ne publik per ti bere thirrje njerzve qe mos i besoje asto cka shkruhen nuk paralajmeron dicka pozitive. Ne rastin me te mire eshte nje inat i akumuluar keto tre vjet qeverisje dhe i shfryre ne castet e tij te delirit vetjak, dhe ne rastin me te keq mbart si prapavije idete satanike te keshilltarit te tij per ndonje goditje, sidomos te medieve online... Ne kete iniciative duhet theksuar se po ndihmohet dhe nga ndonje eksponent i opozites....
Portalet dhe rrjetet sociale jane i vetmi burim lirie ne kete vend, ku jo vetem opinioniste e analiste por edhe njerez te thjeshte kane mundesine e te shprehin lirshem mendimin e tyre. Por dalja e Rames dje sikur paralajmeroi se sdo jete e larget dita kur te degjojme ndonje xhevahir censure, nen shembullin e Kines, Korese, apo sulltanit te Turqise. Dalja ne Klan Kosova, me skenar dhe audience te perzgjedhur ndoshta i dha nje ide tjeter kryeministrit shqiptar se si mund te kontrollohet mendimi. Dhe per kete nje kontribut jo te vogel dha dhe naiviteti i nje pjese te shqiptareve te kosoves, i cili