Shteti i të marrëve: Kryeministri duhet të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.

Nga: Shenasi Rama

Shteti shqiptar është në një pikë kritike dhe shumë delikate, do të thoja edhe ekzistenciale të historisë së vet. Në vitin e ardhshëm, stuhia politike në të cilën do të përfshihet shteti dhe kombi shqiptar, si në pollitikën e jashtme ashtu edhe në politikën e brendshme, do të jenë të një natyre të tillë që do të kërkojnë përkushtimin e plotë të burimeve që kemi për të ruajtur edhe atë cka ka mbetur nga pavarësia e shtetit, shmangjen e luftës civile. Nuk do të jetë aspak më e lehtë në Kosovë, por atje nuk ka qënë asnjëherë e lehtë. Në shtetin shqiptar ka qënë dhe mbetet gjithnjë e vështirë sepse fuqia e parisë këtu është shumë më e madhe, dhe arrogance e saj është pa krahasim.

Nuk ka asnjë dyshim se shteti shqiptar duhet të përgatitet për një numër problemesh në politikën e jashtme që, fatkeqësisht, i kanë zgërlaqur edhe shtete të tjera më të forta e shumë më të konsoliduara se ky shtet i sunduar nga jeniceret, ortodoksët, bashibozukët, pakicat dhe llumi i gjithë kombit shqiptar. Por, më e pakta që mund të bëjë paria që e sundon atë vend, është të krijojë sigurinë institucionale se krizat e thella e të shumfishta do të mund të përballohen me më pak dëme.

Në politikën e jashtme deklaratat e kryeministrit Edi Rama kanë cuar në një krizë të thellë politike në marrëdhëniet me SHBA. Ajo që z. Rama tha për z. Trump në mars të këtij viti, si në CNN, ashtu edhe në bisedën me Baton HAxhiun por ashtu edhe në emisionin e Mucos, Zululand, ka qënë një ndërhyrje flagrante në politikën e brendshme të SHBA. Sic pata thënë në atë kohë, dhe po e citoj të plotë, “shume e vecante ishte megalomania lidhur me kandidatin Donald Trump dhe tallja e hapur me popullin amerikan si popull injorant e me radhe qe, sipas ketij zotnise, duke mbeshtetur Trump tregon se sa i papergatitur eshte. Por edhe ajo qe tha se “e kaperdin Trump kete, nuk e ka problem” ishte c’ishte. nuk i lejohet nje njeriu politik, edhe te nje protektorati te dores se trete, te sillet me kaq arrogance dhe me perbuzje per nje shtet e per nje popull si SHBA. Nuk ka mbetur SHBA te gjykohet nga njerez te tille.”

Ajo që ndodhi ka qënë edhe më shumë se përbuzje për Presidentin e zgjedhur të tanishëm të SHBA. Ajo që tha në emisionin me Baton Haxhiun ishte një kërcënim i hapur se “në se zgjidhet Trump, ne do të rishikojmë aleancën me SHBA.” Cka ka pasur ndërmend kryeministri Rama nuk i intereson njeriu.Por tani pyetjet shtrohet në mënyrë të tillë. Ja, këtu do të bëj dhjetë pyetje që të vijnë shpejt e shpejt në mend:

  1. A do ta rishikojë z. Rama aleancën me SHBA?
  2. Me kë ka pasur ndërmend të bëhet?
  3. A mendon sërish se presidenti I SHBA është idjot?
  4. A mendon se populli amerikan është idjot?
  5. Cfarë mendon ai për ambasadorin e SHBA, që është përfaqësuesi personal i Presidentit dhe që që zbaton vullnetin e tij politik se është përfaqësuesi i një idjoti???
  6. A mendon kryeministri Rama se do të harrohen ato deklarata ndonjëherë???
  7. A mendon se ambasadori i SHBA do të takohet me të dhe do ti rrahë shpatullat dhe t’i thotë se mirë ia bëre që e quajte Presidentin Trump idjot në CNN?
  8. A mendon ai se sa herë që do të përmendet Shqipëria në Shtëpinë e Bardhë ato deklarata nuk do të kalojnë në mendjen e Presidentit Trump apo të këshilltarëve të tij më të afërt?
  9. A mendon z. Rama se në lojën e madhe që po luhet, dhe në të cilën fuqitë e mëdha do të japin e do të marrin, duke vendosur për fatin e shteteve të vogla, për hir të vendosjes së ekuilibreve në mes të tyre, ai do të jetë një figurë që do të shihet me respekt dhe do ti ndihmojë Shqipërisë?
  10. A mendon z. Rama se duke ndenjur si kryeministër, dhe duke mos kërkuar asnjë minutë falje publike për marrëzinë dhe idiotësinë, arrogancën dhe pafytyrësinë, mungesën e profesionalizmit dhe të respektit për interesin shtetëror dhe kombëtar po e ruan ndenjesen e vet???

Është koha që z. Rama të japë dorëheqjen. Sa më shpejt aq më mirë. Le të riorganizohet qeveria por ai duhet të ikë. Të shkojë në Surrel. Të merretmme Piktura. Të bëhet artist. Të zhduket nga jeta publike dhe të bëhet asket. Por më e mira është që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme. Presidenti Trump duhet të shohë një fytyrë të re si kryeministër i Shqipërisë. Sepse ky qe kemi  nuk eshte profesionit. nuk i sherben kombit e shtetit. sepse ka nje padi ne Gjykate. sepse nuk ka siguri kur vjen se e pret njeri. sepse nuk flet dot me per shtetin.

Sepse kështu është natyra e këtyre punëve. Si pata thënë atëherë në komentin tim “Ne perfundim, emisioni ishte titulluar ne menyren me te pershtatshme Zululand sepse nje Zulu i Europes po merrej me Europen dhe me SHBA, njelloj sikur kryeministri i Zuluve gjate aparteidit ti jepte mend Perandorise Britanike se si te vepronte me programin e luftes ne hapesire.” Mirëpo gjendja është shumë më keq. Dhe nuk ka fare kohë për me pritë. Edhe pse politika shqiptare është e mbushur me maskarenj të cilësisë më të ulët, me fycka dhe me injorantë, të gjithë ata që kuptojnë fare pak nga politika duhet ose të këshillojnë kryeministrin të japë dorëheqjen ose të japin dorëheqjen vetë. Kjo është me e pakta që mund të bëjmë për të mirën e Shqipërisë, të kombit dhe të vetë Edi Ramës që ashtu mund të merret me artin e vet, picture, sculpture, katrahure, por të mos prishet edhe më shumë Shqipëria.

Dikur Roma kishte një perandor që I binte violinës kur digjej Roma. Ne nuk duam të rrimë e të shohim pikturat e Edi Ramës kur të skaravatohet edhe më shumë e përfundimisht Shqipëria. edi Rama shkon ne Rumani, ne Itali, ne Greqi e ku don ai e ku i ka rrenjet, por ne shqiptaret nuk kemi Atdhe tjeter.