Politika tradicionale në Shqipëri dhe banditizmi politik.

 

Nga: Dr. Valbona Karanxha

Shqipëria ka mbi 70 vjet qe nuk njeh ose nuk ka pasur traditë në politikë. Kushti i parë për të pasur politikë tradicionale demokratike është hartimi i një kushtetute demokratike ku përcaktohen mënyra e qeverisjes dhe ndarja e pushtetit; degët e qeverisë, dhe çdo strukturë që i nevojitet një shteti të funksionoj normalisht. E panevojshme për tu përmëndur,  pesëdhjet vjet diktaturë dhe mungesa e një kushtetute demokratike rrëshqitën para syve tanë në pamundësi për të ndryshuar për arsye se ndryshim  sistemi do të thotë rezistenëë, dhe rezistenëa qëndronte  në konfliktin e forëave mbajtëse dhe atyre përparimtare për dizekuilibrimin e status quo-e;  më specifike, përplasjet ideologjike midis asaj komuniste dhe ideve demokratike, gjë pothuajse e pamundur gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës.  Pra shteti ishte krijuar, mbi një kushtetutë e cila funksiononte posaçërisht për rastin tonë; model krejt i ri. Strukturat e vendosura reflektonin sistemin dhe hierarkine një partiake. Organizimi strukturor sipas modelit lindor ishte më i vogli i problemeve, sepse teorikisht kishte modelin e një organizate, dhe praktikishtingranazhet brënda tij funksionoin në bazë të vajisjes ideologjike. Pra ishte i ndërtuar në mënyrë të tillë që të mbronte shtetin. Enver Hoxha e kuptonte drejtë rëndësinë e shtetit, si e vetmja mënyrë për të pasur sovranitet, instrument për mbajtur rregjimin diktatorial dhe modelin politik një partiak. Por pa u zgjatur shumë, po përmënd se jo i gjithë populli besonte në shtetin e Enver Hoxës, por frika nga persekutimi i detyronte të ruanin të njëjtin sistem nga i cili kishin frikë.

Ardhjen e demokracisë do ta ilustroj me një status humori të një miku i cili shkruante. “Kur të vdesim do na shkruajnë në varre… Jetuan në kohën e tranzicionit dhe të reformave…” e thënë me pak fjalë, tranzicioni i Shqipërisë ishte deziluzioni më i madh i vendit por edhe i kombit. Ishte zhgënjim total në shumë nivele, politike, ekonomike, shoqërore dhe pa u futur në detaje këtu po përmënd se shteti dhe strukturat në shërbim të qytetarit -në këto momente- janë ineksistente. Pyetja qëndron: Sa mund të trashëgonim nga ai i mëparshmi?  Shteti ishte diktatorial – u tha- dhe shkatërrimi i tij është i domosdoshëm. Kjo ishte midis të tjerash motoja demokratike. Por ky ishte një mit, i cili u ushqye dhe krijua nga qarqe dhe grupe poltike të caktuara jo për të luftuar komunizmin – sepse idologjia nuk luftohet duke shkatërruar konceptet dhe strukturat shtetërore- por për të mbuluar lidhjet e tyre të vjetra me ish strukturat diktatoriale. Pra, me shkatërrimin e diktaturës, shkatërruam ideologjinë dhe konceptin e shtetit.

Me pak fjalë, vëndi ndodhet njëzet e pesë vjet në një tranzicion të pambaruar. Por problemi qëndron diku tjetër. Nuk është problemi tranzicioni si fenomen, sepse kjo mund të jetë edhe normale për një vend që nuk ka njour kurrë demokraci, ekonomi të tregut, pluralizëm partiak, mendim të lirë,  drejtësi të pa-kontrolluar nga partia në pushtet, legjistlacion të bazuar në nevojat jetike të vendit etj, problemi jonë qëndron në një tezë që do ta zbërthej më poshtë. Në këtë artikull do përpiqem të justifikoj faktin që: Stërzgjatja e periudhës së tranzicionit nga politikanët, i la rrugë gangsterizimit të politikës, krijimit dhe konsolidimit të bandave dhe klaneve, krijimit të sekteve dhe kulteve brënda partive kryesore. Ky fenomen ka çuar në një kapje totale të politikës shqiptare nga grupe banditeske të cilët kanë marrë përsipër rol politik. Ky fenomen ka çuar në krijimin e një kaste të vetme, të përbashkët politike e cila ka kodet e veta, organizon lojën e vet dhe është strukturë e mbyllur për ëdo grup politik i ëili do të mund të krijohet si alternativë.

Dekada e parë e periudhës së tranzicionit u pasua nga shumë ngjarje politike të në të cilat lidershipi i grupeve të ndryshme politike u gjend në periudha krize, paqëndrueshmërie  stabiliteti si politik po ashtu edhe ekonomik. Kjo erdhi si pasojë e luftës për kontroll burimesh si ato natyrore ashtu dhe financiare. Mbasi në vënd hynë organizatat ndërkombëtare, entitetet financiare, hyri kapitali nga imigracioni, paratë e shpëlara nga trafiku human, prostitucioni, droga etj, prioriteti i elitës – megjithsë kam rezerva ta quaj të tillë- ishte kontroll total mbi cdo gjë që hynte dhe dilte jashtë vëndit. Ky ishte minimi i konceptit të shtetit si instrument në interes të popullit, sigurimi i qytetarit, dhe dhënia e mundësisë për të jetuar me dinjitet.

Brënda këtij dhjetvjeçari, vazhdoi lufta e ashpër ideologjike dhe ndarja e mëtejshme, por partitë ruajtën natyrën e tyre politike. Partia Demokratike vazhdonte hapur propagandën anti-komuniste, ndërsa Partia Socialiste propagandonte reformimin e saj. Në kuptimin më të ngushtë të fjalës, këto organizataishin tërësisht partiake të paktën deri në pesëvjeçarin e dytë të viteve 90. Klientelizmi ekzistonte në strukturat e ulëta për të punësuar militantë dhe mbështetës të devotshëm të cilsëdo nga këto struktura. Aktiviteti kryesor konsistonte ne terren  për të mbajur elektoratin dhe për të siguruar votat.

Modeli i biznesit partiak nuk i ka fillesat me Fatos Nanon. Nano është legjitimizuesi i korrupsionit, ndërsa modeli i biznesit në parti filloi me Ilir Metën dhe shkëputjen e tij nga Paria Socialiste. Më vonë, Edi Rama – me pothuajse dhjetë vjet eksperienëë në strukturë bashkiake- krijoi modelin e tij të biznesit dhe të lëvizjes me “entourage” njerëz të besuar, luajalist të cilët janë të bindur dhe nuk krijojnë probleme përçarje, apo ndalojnë mbarëvajtjen e tranzaksioneve. Kjo ishte një shenjë pasigurie nga ana e tij për të ndarë pushtetin me kastën e vjetër të Partisë Sociliaste. Ndërkohë që krerët e tjerë dhe figurat e njohura të PS i mbaheshin modelit Nano – uzurpo burime dhe ver taks mbi çdo gjë- Edi Rama solli një konfigurim të veçante, skemën e konçesioneve. Ky model nuk mbështetet në ato që tashmë janë bërë pronë e dikujt nga klanet përkatse – pra Edi Rama i siguroi Sali Berishës dhe klanit të tij paprekshmëri të pasurisë- por skema e konçesioneve është biznes i sigurt për të ardhmen dhe siguron vijueshmëri në të ardhura. Gjuetia e investitorëve të huaj bëhet me  qëllim të krijohet konsistenëë dhe përmbajtje të modelit. Duke mos lënë jashtë Partinë Demokrartike, gjatë pesë vjeçarit të dytë të pushtetit të saj, nga 2008-2013, skema e tyre konsistonte në përvetsim të pasurive shtetërore, lidhjen me bisnese fanatzma, dhe privatizimin e “atdheut” . Të treja këto modele rikrijuan bazën finanëiare të tre partive përkatse, LSI, PS dhe PD. Kjo e bën politikën tonë jo tradicionale. Politika jonë nuk ka asnjë diçka të përbashkët as më politikën tradicionale europiane apo amerikane. Është thjesht model bisnesi të paligjshëm. Por ajo që është problematike janë marrëdhëniet e krereve ekzekutiv të këtyre organizatave, midis tyre dhe brënda për brënda organzatës. Në artikullin e fundit përmënda që Rilindja është kult brënda Partisë Socialiste. LSI ka demokratizuar në sipërfaqe proceset brënda saj ku Ilir Meta është spostuar nga vëndi i kryetarit. Po kështu edhe Partia Demokratike, megjithëse Sali Berisha është kryetar i klanit, Lulzim Basha përmbush detyrën e kryetarit fromal të Partisë Demokratike. Rrethet janë mbyllur. Financat janë të larta, dhe modeli i bisnesit brënda tyre pothuajse ka evituar emergjencën e elektoratit si forca që vendos dhe legjitimizon proceset demokratike. Me afrimin e  zgjedhjeve, elektorati do zvetënohet dhe pavarësisht do shkojë në votime për të kryer detyrën e vet kushtetuese.

Por rezultatet do jenë ato që priten dhe ato mbi të cilat do bëhet pazari.

Kjo në fakt është shenjë dëshpëruese, dhe e pashpresë për aspirantët të cilët ndjekin rrugën e politikës tradicionale siç janë dy partitë e fundit : Skema krijo një parti politike, një platformë, një strukturë brënda saj, merr ose siguro disa fonde nuk funksionon. Mbijetesa e këtyre strukturave është aq e sigurt sa edhe jeta e një këlyshi luani i rrethuar nga një klan hienash. Hienat hanë çdo gjë që mund të hanë. Alternativat janë shumë të pakta. Rrugët mund të jenë të gjata dhe të mundimshme. Por e vetmja që unë shoh në këtë moment është pastrim i përgjithshëm nga bandat klanore. BE dhe SHBA propozuan një mënyrë për të filluar disi procesin, por rrugëtimi i reformës së propozuar është si rrugëtimi i Kësulkuqes nëpër pyll.  Pra, në mbyllje të këtij artikulli do të propozoja “inisiativën” para-zgjedhore “Pastro Shtëpinë” dhe pastaj shtro qilimat.