A janë shqiptarët me ndjenja mazohiste?

Nga: Ensar Ajdini

Novelisti Leopold von Sacher-Masoch, shkrimtar gjerman i disa dekadave pas De Sadit, i cili provonte kenaqesi nga dhimbjet qe i shkaktonin atij njerezit qe donte. Edhe ky ashtu sikurse De Sadit per Sadizmin, kishte shkruar mbi ndjenjen e tij Mazohizte qe njihet si kenaqesia qe provon dikush kur i shkaktohet dhimbje nga te tjeret.

Por a jemi ne shoqeri Mazohiste?

Te bemat, si, coptimet e tokave, nenqmimet permanente ndaj shqiptareve, ne te kaluaren nga Evropa, jane te ditura madje jane te konsmuara tashme edhe me argumente te shumta, saqe nuk e pash te nevojshme t’i ri-perseris.

Ne si shoqeri ne Kosove jemi mesuar te keqtrajtohemi nga Evropa, qoft me misone te tyre nga Brenda si EULEX, OSBE, Zyra e BE-se, etj, ku, shume hapur i mbrojne dhe i perkrahin serbet, respektivisht pushtetaret e korruptuar vendor. Kurse nga jasht na kane izoluar plotesisht, jemi i vetmi vend i rajonit, ku qytetaret nuk kane te drejte te levizin lirshem ne vendet e BE-se, duke mos ia dhene liberalizimin e vizave, madje duke iu vene standard Sui Generis, si Demarkimi i kufirit me Malin e Zi, qe nuk e ka pasur asnje vend i rajonit, por as me gjere, si, bie fjala, Ukrahina dhe Gjeorgjia qe sapo e kane fituar liberalizimine vizave. Pra perkunder qe ishim luajal deri n’Mazohizem me negociata shume te demshme me Serbine, ne prap nuk morem asgje nga Evropa, por ne nuk guxojme as te ankohemi per ta! Perkundrazi i’u nenshtrohemi skajshemrisht gjithmone, kur jane n’pyetje, evropianet dhe amerikanet. I kemi fetishizuar kaq shume ata sa, dite e nate, propagandojme ne menyre te verber e deri n’trushperlarje se, ata na dojne vetem te miren neve, nuk kane interesa te veta ketu, por kane ardhur vetem per ne. Pra gjithçka qe ben Amerika dhe Evropa ne mendojme se, ka sinkronizim t’perhershem me interesin tone!

Mahmut Bakallit, ne nje intervist ne vitin 1991 ne nje nga gazetat e asj kohe, nder te tjera per Evropen, kishte thene: “…nuk eshte e tepert as skeptike, te shtohet se Evropa fsheh ne vete shume gjera, shume dredhi, shumë befasi (te ndritshme e te erreta). Evropa eshte nje lavire plake, te cilen, edhe kur ta duash, duhesh mire ta njohesh, nga te gjitha anet që mos të befasojë, sepse nuk dihet me saktësi çka premton, deklaron dhe nga synon… Në Evropë lindi inkuizicioni, gijotina, baroti, bomba atomike, kryqëzatat, racizmi, shovenizmi, kampet e përqëndrimit dhe komorat e gasit, gjenocidi dhe holokausti. Në Evropë lindën diktaturat, diktatorët, fyrerët dhe totalitarzmi. Në Evropë lindi doktrina e komunizimit, doktrina dhe praktika e nacizmit dhe fashizmit, antisemitizmi, imperializmi dhe kolonializmi. Në Evropë lindën dy luftërat e mëdha botërore dhe luftërat e ftofta, në të cilat u vranë gati njëqind milionë njerëz. Shumica e kundërthënieve të botës lindën në Evropë, apo aty erdhën në shprehje…. Evropa dhe Amerika dinë t`i përkrahin, t`i ndihmojnë dhe t`i trimërojnë të vegjëlit dhe të rrezikuarit, por dinë edhe t`i lënë të vetmuar, sipas vlerësimit të tyre pragmatic…”

Por ate qe kishte thene Bakalli, ne nuk e morem parasysh, u turrem pas tyre, dhe vazhduam me ndjenja mazohiste. Madje per hire te tyre, ne i durojme pushtetaret e korruptuar, pa marre parasysh se si na qeverisin ata, perkunder se, arsimi eshte shkaterruar, shendetsia eshte rrenuar, arti, kultura dhesporti jane degraduar. Me nje fjale gjithçka eshte vetem improvizim, por ankesa dhe reagim qytetar nuk ka. Sepse per interesat tona, ka kush “kujdeset” Amerika dhe Evropa.

Ankthi i shejterimit te orjentimit drejt tyre, po na shkaterron si shoqeri dhe po e pengon hapur, te ardhmen, dhe shtetin e Kosoves.

Andre Larde thote: Ne jemi mesuar te kemi respekt per ankthet tona,

por duhet te mesojme te kemi respekt per veten dhe nevojat tona.

Por pse ne prap i dojme shume ata?

 

Tregim nga mazohizmi i hershem i shqiptareve.

Ne nje, nga periudhat e Perandorise Osmane, ku mireqenia dhe ekonomia ishin ne renie, e ku kishte pakenaqesi te qytetareve, ne drejtim te administrates se Sulltanit, ku popujt i shprehnin shqetesimet dhe kerkesat, madjekishte disa popuj qe benin edhe kryengritje ndaj administrates se Sulltanit.

Por nga te gjitha letrat me ankesa dhe kerkesa te ndryshme qe i vinin Sulltanit, asnje nuk ishte nga shqiptaret. Kjo i kishte ra ne sy Sulltanit dhe filloi te interesohej, se pse nuk ka asnje ankes, apo kerkes nga shqiptaret. Me kalimin e kohes po i rritej kurreshtja atij per kete fenomen, te mos-ankeses, vetem nga shqiptaret, dhe ai pas nje keshillimi me vezirin e pare vendosi qe te filloje t’a ndryshoje qasjen karshi shqiptareve.

Ushqimi dhe te mirat tjera qe kishin me pare nga shteti, tani i’u pergjysmuan ne menyre qe t’i nxisnin te reagonin, me ndonje ankes apo kerkes.Te kqiat po i’u shtoheshin shqiptareve, por kurrsesi te ndodhe ndonje ankes nga ta! Mirepo kjo gje, po ia shtone fiksim edhe me shume Sulltanit, saqe kishte filluar shume te merrej me kete qeshtje. Ai filloi te bisedonte me keshilltar te ndryshem, se si nuk po mundte t’i bente shqiptaret te ankoheshin, çfrado te keqe qe po i’a bente atyre, ata kurrsesi te ankheshin.

Nje dite, nje nga veziret, i propozon Sulltanit qe te i’u dergohet nje njoftim, se Sulltani ka marre vendos qe burrat e tyre (t’shqiptareve) te perdhunohen ne shesh nga ushtaret. Sulltani pajtohet me kete propozim te vezirit, dhe ua dergon njoftimin me shkrim, perms sherbetorit, duke i paralajmeruar per vendimin qe kishte marre. Ne ate njoftim, ishte lene nje hapsire kohore, diku dhjetditshe, qe te presin se mos po i’u vjen ndonje ankes nga ata, per arsye te vendimit. Koha kaloi, sa ishte parapare, dhe nuk pati asnje ankes.

Dita e zbatimit te urdhrit te Sulltanit.

Kishte ardhur koha per t’u zbatuar vendimi i Sulltanit. Burrat kishin dale ne shesh dhe po pritnin per t’a quar urdherin ne vend. Aty erdhen tre ushtar dhe nje epror. Eprori filloi t’a e ri-lexonte publikisht vendimin e Sulltanit. Pasie perfundoi leximin, i’u drejtua atyre burrave qe kishin dale ne shesh duke i’u thene: a mos ka, ndonjeri nga ju, ndonje ankes, apo pyetje, para zbatimit te vendimit? Te gjithe po heshtnin, perpos njerit, qe deshironte t’a ngriste doren per te thene diçka mirepo ate po e pengonin disa disa burra qe ishin afer tij, duke i thene se, mos o burre, mos, se po na merr n’çafe. Kete e verejti eprori dhe tha lerni te flas, se çfar do ky person. Ata e lejuan ate, dhe ai,  del me perpara n’shesh, dhe thot: zotri epror e kam nje kerkese. Fol i thote eprori, i cili edhe u ngazellye se me ne fund i’a arriten qellimit qe kishin, pra t’i shtine edhe shqiptaret te kerkojne diçka.

Burri vazhdon duke thene: a ka mundesi te na dergoni me shume ushtar, ne menyre qe, kur te n’a perdhunoni, mos te presim n’radhe shume, por t’a perfundojm me shpejt!

Kjo ishte nje anekdot t’cilin une e kam ndegjuar si gojedhene, dhe perdora per t’a ilustruar, tendencen e hershme te mazohizmit te shqiptaret.

Evropa, por jo vetem, por askush tejter, nuk do t’a ndryshoj qasjen ndaj nesh, po qese nuk e ndryshojme ne qasjen, separi ndaj vetes tone, por dhe ndaj te tjereve.

 

Ensar Ajdini