Ndarja e Kosovës n'këmbim të pasurimit të pushtetarëve.

Nga: Ensar M.Ajdini

 Ky pushtet ka punuar gjate per t’a pru Kosoven ne kete deregje, ku tani po i “korrim” te bemat e tyre, nje nga nje!

 "Fati" i tyre, e fatkeqsia e Kosoves, ka qene, qe kane pasur te bejne me nje popull pasiv, e me vetdije te ulet qytetare!

Ata, duke e kapur shtetin, arriten te pasurohen aq shume, saqe, shkaterrimin e arsimit dhe shendetesise nuk i hetojne fare. Sepse femijet i dergojne jashte per shkollim, kurse, per semundje eventuale t’ndonje familjari, ata i frekuentojne klinikat me te mira te Evropes!

 Keto te “mira” personale, ata i kembyen me negociata e marreveshje te njepasnjeshme, me Serbine ne dem te Kosoves, ku nje nga keto, eshte edhe muri i sapo ndertuar,  ndares, ne Mitrovice. Perveq pasurimit ata, e fituan edhe heshtjen (mbeshtetjen) e nderkombetareve karshi krimit dhe korrupsionit te tyre, ndaj qytetareve te Kosves, me kushtin e vetem, qe ti vazhdojne bisedimet e demshme me Serbine.

 Qe te behen te gjitha keto, ata perdoren shume instrumente ne kapjen e shtetit, por spikat instrumentalizimi e medieve, permes te cilave, qytetarit nuk jepej lajmi per ngjarjet dhe ndodhi te ndryshme ne Kosove, por lajmin, qytetareve ia servonin me melmesa te interpretimi i tyre t’sinkronizuara me deshirat e pushtetit.

 Pothuajse ne çdo televizion filluan emisione me debate politike, ku ftonin ne cilesine e "analisteve dhe te eksperteve", individ jokompetent, por te kapur nga pushteti, t'cilet ishin te shitur dhe e benin avokatin e djallit, duke e neutralizuar çdo krim te pushtetit me ndonje aksion te opozites respektivisht te VVse, pikerisht ashtu siq ka thene Malkolm X:

“Instrumenti me e fortë eshte ne medie. Ato kane fuqine te bejne te pafajshmin te fajshem dhe te bejne te fajshmin te pafajshëm”, dhe kjo eshte fuqia. Sepse ata kontrollojne mendjet e masave!