Nga dr. Valbona Karanxha

Daleni mor aman !

U ngriten një dorë hajdutësh kundër dy ambasadorëve dhe flasin për sovranitet. Moj Zhozi, po sovraniteti është përtej kapacitetit tënd dhe profesorit enverist Milo . Po ku e keni sovranitetin ju moj aman? Po ju për dy aspra shisni dhe plaken. Po çfarë sovraniteti keni ju mor aman? Ju jeni skëterra e popullit. Ju ja keni shitur sovranitetin të gjithëve keto 25 vjet me dëshire, për dy grosh. Po si harrove moj Zhozi kur vije në Amerikë më çantë si galloshet e shiut në takime me zyrtarë të lartë? Por hajt se atëherë ishit e pasofistikuar dhe për një çikë Amerikë shisje veten dhe jo më sovranitetin. Ju të gjithëve, po ju rrezikohet lëkura sepse ja keni friken si do që të jetë dhe na nxirni dokrra sovraniteti. Ju nuk jeni as edhe territor i organizuar e as i paogranizuar i Amerikës. Nuk vareni as nga kongresi e as nga ndonjë institucion i SHBA-së. As po ju merr kush përsipër, se kërma si puna juaj nuk i duhen gjë kujt, se ju kudo ku që shkelni e shkretoni. Ku tu shkel sovraniteti ty? Keni 25 vjet që nuk dini të vet-qeverisni sepse vidhni, vidhni, vidhni e nuk e kuptoni dot të ekzistuarit pa vjedhje. Po kush po ndërhyn në punët qeverisë tuaj moj aman? Ç'farë sovraniteti ju rrezikohet juve mor aman? Sovraniteti i hajdutërisë? Tjetri ua tha troc: - “S’merremi mehajduta!" Duam partnerë të ndershëm". Kurse ju jeni hajduta. Pikë! Jeni të hurit e të litarit. Kush është ai shtet serioz që don të ulet në tavolinë me hajduta? Jo SHBA.