Thuaji zonjës JO!

Nga: Kimete Berisha

Kosova nuk është djep i ISIS-it.

Artikullshkruesja e "New York Times" përdorë gjuhë terroriste, ekstremiste dhe fashiste kur Kosovën e konsideron si "djep" të ISIS-it.

Se, 300 shqiptarët që morën pjesë në luftën e Sirisë nuk e përcaktojnë vullnetin e shumicës shqiptare.

Kjo gjuhë përgjithësuese e artikullshrueses, është gjuhë tipike e kohës së Millosheviqit, kur Kosova prezantohej para botës si një vend që popullohej me shqiptarë papërjashtimisht primitivë, dhe për ta ilustruar këtë "qëllim" të tyre kriminal e merrnin si për ilustrim ndonjë deklaratë të naj analfabeti apo të ndonjë fatkeqi që e ka shkelur koha. 
Dhe kështu, me fotografinë e një njeriu të prapambetur, ilustrohej me dekada, kultura e përgjithshme e krejt shqiptarëve të Kosovës. .

Capturesdwe4l.PNG

E mirë- e keqe, e rrezikshme - e sigurtë, çfarëdo që të jetë sot Kosova, JU, e keni bërë të tillë, sepse siguria në Kosovë gjithmonë ka qenë dhe është në duart e ndërkombëtarëve.

Edhe "New York Times" bën gabime, bën shkrime të pasakta, di të bëjë plagjiaturë, di të tregohet e njëanshme, nuk është Gazetë e shenjtë "New York Times", pas të cilës s'ka më Zot që ua kthen fjalën.

Është gabim shumë i madh ta "shpallësh" një shtet terrorist, për shkak të një grushti njerëzish që kanë luftuar në Siri.

Prandaj, zonja në fjalë, ka dezinformuar shumë rëndë dhe i ka kaluar të gjithë kufijt etik, kur ka thënë se toka e Kosovës është tokë pjellore për mbjelljen e terroristëve. 
Do të ishte mirë të vinte ta mbjellte një lulekuqe në tokën e Kosovës, për t'i çrrënjosur këto fiks-ide paranojake nga koka e saj, dhe për t'u bindur, se nuk do t'i mbijë "shpatë".