Inferioritet

Nga: Xhabir Tabaku

Të qenurit inferior nuk është gjendje por mendësi, ose më mirë mungesë mendësije. Mungesë mendësije të shëndoshë, racionale e të ndershme. Për ta ilustruar më mirë të qenurit inferior mundet njeriu me marrë si shembull vetë kombin e vet. Ani pse i ndarë në pesë shtete, kombi jonë demonstron dukshëm inferioritetin e tij ndaj kombeve të tjera. Sa më në perendim të shkojë mendja e bashkëkombasit tonë aq më i thellë shfaqet inferioriteti ndaj të huajit. Zakonisht inferiorët janë inferiorë për nji shkak apo arsye dhe si të tillë puthadorë apo servilë, por në rastin tonë ka nji veçori. Kur "mbarojmë" punë me inferioritetin ndaj perendimorëve, ose edhe kur nuk mbarojmë punë me inferioritetin tonë ndaj perendimorëve, shfaqim sëmundjen tjetër që sigurisht ka të bëjë me inferioritetin si kompleks por edhe me mosdijen-injorancen apo siç ma ka qefi me e thanë xhahilllëkun tonë. Sëmundja tjetër nuk është e kundërta e inferioritetit jo, se po të ishte e kundërta i bie të ishte superioriteti. Por a jemi ne në gjendje të jemi superiorë? Disa mendojne se po. Un mendoj se jo. Ata që mendojnë se po, mundohen ta shfaqin atë që ata e mendojnë si superioritet e un e quaj megalomani boshe, përmes vulgaritetit, arrogancës, urrejtjes pa shkak apo injorancës demonstrative. Këtë e bëjnë ndaj kryesisht popujve lindorë ( jo euro lindorë ) por ndaj atyre në Lindjen e Mesme kryesisht. Mundësisht e veçantisht ndaj muslimanëve. Kur e teprojnë, nuk bëjnë tjetër veçse dublojnë të shfaqurit e sëmundjes së parë: kompleksit të inferioritetit. Ati inferioritetit që demonstrojnë pa gajle ndaj perendimorëve... i shtojnë servilllikun dhe të kthyerit në hyzmetqarë. Si fund, inferiorët janë hyzmetqarë të superiorëve të tyre perendimorë. Këta hyzmetqarë gjenetikë, fatkeqsisht ka dekada që na qeverisin ( nënkupto vjedhin e grabisin). Gjynah!