Hombre Humanitate?!.

 

 

Nga: Xhabir Tabaku

Xhabir Tabaku

Xhabir Tabaku

Njeriu jonë “I ri”, më i ri se ai i "riu" i vjetër po bëhet përditë e më Pavlov-ian. Mendërisht i kurdisur, po programohet e vetëprogramohet. Rutinizim…. ngatërrohet dhe me kënaqësi merr pjesë kolektivisht në jetën kllapi'.... Njeriu jonë i sotëm kërkon përditë e më shum thjeshtësime e shkurtësime. Këta por, fatkeqsisht nuk arrihen për pa shkelë rregulla ligjore, morale e sociale. Më së shumti kërkohet të mbërrihen përmes përdorimit të pjesës ma të errët të trurit, asaj jofunksionale apo malfunksionale. Arrihen "kënaqesitë" e kërkuara pra, përmes përdorimit të substancave ilegale(drogat)… alkoli etj, paratë për përballimin e kostos të së cilave, domodoshmërisht të siguruara përmes kanalesh sa të paligjshme po aq amorale. Sëmundjet fizike e shpirterore e kan malcuar shoqërinë deri gati në nji pikë pa kthim. Më së shumti atë pjesen kinse më vitale të saj, rininë e moshen e mesme. Shteti në ketë drejtim është në grahma... Inaktiv ne diten ma të mire… Stimulues në ditë tjera.

Shqiptarët pothuaj për gjithçka fajsojnë politiken si koncept, në vend që të fajsojnë individët-liderë politikë (Crimen in eo,). Duhet parë për zgjidhje politike e jo jashtpolitike si na këshillojnë direkt e indirekt politikanët (absurd apo jo?). Nuk kërkohet nji parti e re, por nji ide e re. Nji ide që tejshkon, thithë energji e i reflekton ata të shumfishuara. Disi duhet ta provojmë fatin. Mjaft në bastore...

Pro humanitate? A ekziston në fakt ky concept? A ekziston idea “humanitate” qoftë edhe vakët diku në anat gri të shpirtit të zi e mendjes djerrë? Gjenerata “G” vazhdon lundrimin dixhital e kombet shuhen ngadalë, shkrihen si llavë e rrjedhin nga lindja drejt perendimit…drejt pikës më të ulët drejtohen lumenjt apo jo? Tymi avullon pamjen e substancat mpiksin trurin ngadalë-ngadalë. “Kënaqësia“merr rrugë e mendimit i hapim vorrin. Nji tekst… nji tel… dhe bulat e gishtave hollohen pa e kuptuar. Klm….