Eri nga Tërpani më fali mua nga Tirana...

Nga: Zamir Gjurgji

 Zamir Gjurgji

Zamir Gjurgji

Qysh i mitur, Parkun e Liqenit e kam patur fare afer. Nga "Moskat"-et e deri te Zadra e Liqenit, bashke me shoket, e benim me nje fryme. Na kishte drobitur loja ngriva-shkriva te 'rrumbullakja'(lulishte), futbolli me nje takim te 'kaçja'(stolat e gurte); ndeshja e mesdites me ekipin e Shalit te Bales, prane dhjeteshes se ish-stadiumit "Dinamo", apo ajo e pasdites me ekipin te "Buka"(ish Mapoja e Tiranes se Re). Ç'te benim! Fugonim per nga Liqeni, ku kollotumbeshim "djerrines"(sipas Erit nga Terpani), kacavirreshim dege me dege pemeve te painfektuara duke lene shapkat apo atletet ne bythe te pemes, e me pas, pllaquriteshim zhurmshem te uji i Liqenit. E kishim hak, shpesh fitonim ketyre ndeshjeve me bashkekohaniket.

 Betonizohet parku te liqeni i Tiranës

Betonizohet parku te liqeni i Tiranës

Ekipin e kishim luftarak. Me pas, kjo dashuri per "djerrinen qe e gjelberoi europianisht" Mesia nga Terpan, nuk m'u nda. Çudi, te paret e mi te diplomuar ne Rome, Firence a Sorbone, nuk me kishin bere me dije se Liqeni dhe Parku i tij s'ishin te europianizuar! Edhe ne adoleshence dashuria per "djerrinen" dhe Liqenin me linte pa fryme. Jo ne pak raste, me duhej te braktisja ndonje ore mesimi te gjimnazi "Petro Nini Luarasi" dhe pasi kaloja me nje kercim murin jugor e rrethues te shkolles, e mbaja frymen brenda 5 minutave te "djerrina" e Liqenit. Kisha harruar te mesoja biologjine( per shembull). I bija ne qafe petroninses A.L.(kujdestares se klases) qe te bente çmos te mos merrja mungese( mos e deshmonte te mesuesi a mesuesja e lendes mungesen time). Shpesh AL-ja, nxenese me medalje ari, e thjeshte e zemermire, ia dilte mbane dhe une çakerrqejf e "korruptoja" me ndonje akullore 5-çe a 10-çe, prane gjimnazit. Buzegazin e saj e kam te fotografuar ne kujtese edhe sot e kesaj dite. As qe ia kishte nevojen nje qerasjeje te tille, por humorin e pranonte dashamiresisht. Dhe ashtu pa humbur kohe, i hidhja nje sy mesimit te dites, sepse te gjithe e dinim qe mesuesja e lendes, LB-ja, ishte e rrepte, shume kerkuese dhe doreshtrenguar ne note. Keshtu, plasja çanten te ndonje peme e "djerrines", merrja fryme thelle dhe e lexoja n-here mesimin ne fjale. Ajri i paster, hija e pemeve te painfektuara dhe puhiza bregliqenore, benin te mundur qe mesimi te perthithej me shpejt, shume me shpejt sesa mesohej mbi mbulesen plastike te tavolines se mesimit ne shtepi. Kaloi koha pa u ndjere dhe femijet e mi u infektuan me "djerrinen". Vetem atje( vajza kryesisht) ndihej goxha e qete, e shpenguar dhe e delire. Ia hiqa rrembimthi sandalet dhe ashtu kembezbathur, ajo merrte zvarre a kembadoras te gjithe hapesiren e "djerrines". S'kish nevoje per mbikeqyres te çastit. Mjaftonte t'i hidhje syte çdo 10-15 minuta..... 
Por ja qe vjen nje kohe, vjen nje njeri, nje super njeri, mekuar nder breza me yllin, draperin dhe çekanin e Kremlinit, nga humbetirat e provinces se fiqve, qe te tregon se ç'eshte Parku, ç'eshte Tirana, ç'eshte progresi europian; madje m'i fal publikisht edhe mua fajet e kundershtise se gjelberimit artificial, si nje njeri me smire ndaj vizionit te tij ultras-europian! Deri ketu mund te permbaj skrupujt...se po vazhdova me tej, do prish detyrimisht etiken e komunikimit dhe ligjerimit ne publk; por po te rregulloj etiken, me duhet te çrregulloj raportin sinqeritet-hipokrizi. Pazar i rende per supet e mia! "Mangesi" gjenetike!